• Basha viziton një biznes kulinarie në Tiranë: Votoni 9 për ta bërë jetën tuaj më të mirë! Nëse doni ndryshim, dilni e votoni 9.
• “Do të jem kryeministër i të gjithëve”, Basha me specialistë të kulinarisë: Votoni 9 për ndryshimin që i duhet vendit! Ndryshimi është në dorën tuaj!
• “Ndryshimi është mes nesh tashmë”, Basha me profesionistë të kulinarisë: Votoni 9 për të siguruar një të ardhme për fëmijët tuaj!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme Institutin e Kulinarisë Neranxi i cili ka bashkëbiseduar me studentët të kësaj shkolle. Në shenjë mikëpritjeje, studentët i kishin rezervuar një tortë të veçantë me logon “Shqipëria fiton” të cilën Basha shkruajti numrin 9 sipër tortës.
Në fjalën e tij para studentëve, kreu i opozitës e ka cilësuar këtë shkollë si një nga më uniket në Ballkan. Kryedemokrati tha se vota për numrin 9 më 25 prill do t’i jap fund klimës së represionit ndaj qytetarëve, ndaj medias e në veçanti ndaj sipërmarrjes shqiptare. Ai gjithashtu përsëriti se me bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Aleancën Europiane të Universiteteve do t’u mundësoj të rinjve trajnime në profesione të ndryshme dhe lidhjen me tregun e punës.
Administratori Nikollaq Neranxi falënderoi Bashën për vizitën dhe bëri thirrje ndaj biznesmenëve të të mëdhenj, që më datën 25 prill të mbështesin Partinë Demokratike, pasi sipas tij, është e vetmja shpresë për t’i kthyer normalitetin sipërmarrjes shqiptare.
Lulzim Basha: Zonja Neranxi, zoti Neranxi, familja Neranxi, administrator, punonjës, student të kësaj shkolle unike të krenarisë për Shqipërinë dhe për Ballkanin, ju falënderoj nga zemra për mikpritjen në këtë vizitë, që nuk është e para në këtë shkollë! Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe dua të ndaj dy fjalë me ju sa i takon asaj që kemi përpara. Por dua ta nis me një kujtim jo fortë të mirë. Herën e fundit kam qenë këtu për një arsye që askush nuk duhet të vij dhe nuk do të vij më këtu, për presionin dhe represionin, për arrogancën dhe brutalitetin ndaj sipërmarrjes.
Në krahun tim kam një nga sipërmarrësit më të suksesshëm të 30 viteve të ekonomisë së lirë dhe të tregut në Shqipëri. Por është njëkohësisht, edhe dikush që nuk i mban mendimet e tij të kyçura. Është një qytetarë i angazhuar, kurajoz i cili siç ju e njihni, siç e njeh dhe publiku, nuk nguron të thotë atë që mendon si është më e mira, qoftë për sipërmarrjen, qoftë për degën e veçantë me të cilën ai ka investuar jetën e tij, qoftë për çështjet e tjera të interesit publik. Shpeshherë mendimi i tij është kritik, kjo është vlera e demokracisë. Për shkak të mendimit të tij kritik ndaj zhvillimeve të 8 viteve, 8 viteve të cilat e kanë lënë ekonominë shqiptare dhe Shqipërinë në vendnumëro, ai u godit në mënyrën më të paligjshme. Unë isha këtu para dy apo tre vitesh, jo thjesht për t’i dhënë mbështetjen si kryetar i opozitës, po për ta garantuar se një qeveri e ardhshme do t’i jap fund klimës së represionit ndaj qytetarëve, ndaj medias e në veçanti ndaj sipërmarrjes shqiptare.
Sot, jam këtu për t’ju thënë se na ndajnë vetëm dhjetë ditë nga një nga vendimmarrjet më të rëndësishme në historinë e vendit. Zgjedhjet e 25 prillit janë ndoshta më të rëndësishmet që nga ndërrimi i sistemit. Është momenti kur me votën tuaj , ju keni përgjegjësinë dhe fuqinë të vendosni nëse do të vazhdojmë edhe 4 vjet të tjera kështu, siç kemi qenë këto 8 vite në vendnumëro apo nëse do të ecim përpara në standardin ekonomik, në rritjen e mirëqenies, në rritjen e punësimit, në rritjen e pagave dhe në hapjen e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ditët e fundit, siç më keni ndjekur edhe nga media, unë kam qenë në kontakt me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian. Në bisedën e fundit që pata me zëvendës Presidentin e Komisionit, i shpjegova se pjesë kryesore e planit tonë është të ndalim emigracionin e të rinjve.
Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm përmes një reforme në arsim, që do të sjellë trajnimin profesional të rinisë shqiptare. Për këto arsye, e kemi bërë gati marrëveshjen me Aleancën Europiane të Universiteteve me një nga organizatat më të mëdha gjermane dhe europiane të trajnimit profesional në mbi 20 profesione të ndryshme. Dhe kjo do të na mundësojë shumë shpejt që këto standarde të trajnimit profesional që janë unike për Shqipërinë, të jenë këtu, tek ky universitet do thoja, te kjo akademi e profesionistëve në fushën e kulinarisë, t’i shtrijmë në të gjitha fushat e tjera, elektricist, mekanik, hidraulik, tornitor, zdruktharë, të çdo profesioni, por edhe profesione të tjera të inxhinierisë, në fushën e teknologjisë së informacionit, të ekonomisë, administrim-biznesi sepse kyçi i suksesit të trajnimit në këtë fushë që është ndërthurja e teorisë me praktikën.
Kush më mirë se ju e di, që në qoftë se nuk do të kishit mundësinë të praktikoheni siç praktikoheni ditë për ditë, thjesht të uleshit në banka dhe në dërrasë të zezë t’ju thonë “kjo gjellë bëhet kështu apo ky gatim bëhet kështu”, do të kishte 0 vlerë. Nuk do t’ju përgatiste për tregun e punës. A është kështu apo jo? Në fakt është praktika, është madje raporti i përmbysur, ku këtu ka më shumë praktikë se sa teori, që juve ju jep besimin dhe ju bën gati që nesër të bëheni pjesë e tregut të punës por për këtë sigurisht, duhet të kemi një treg pune, duhet të kemi një turizëm jo dymujor dhe anemik, por tetëmujor, nëntëmujor dhe të shtrirë jo vetëm në vijën bregdetare por edhe në malet tona të bukura dhe në qendrat tona urbane dhe kudo në hartën e trashëgimisë sonë të pasur kulturore e historike të Shqipërisë.
Ajo që ka ndodhur këtu, dua ta them fare qartë, është prova e suksesit që do të kemi nesër. Pse? Nëse Nikollaq Neranxi dhe të tjerë sipërmarrës si ai, ia kanë dalë tetë vite me radhë, kur iu rritën taksat, u rrit çmimi i naftës, u rrit çmimi i energjisë, kur gjobat u bënë realitet i përditshëm, kur represioni, arroganca, brutaliteti qeveritar i shoqëronte nga mëngjesi deri në darkë dhe prapëseprapë ia kanë dalë të qëndrojnë fuqishëm, të qëndrojnë dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre për atë që prodhojnë në këto tetë vite disa breza profesionistësh të aftë. Kur ia kanë dalë, pra, për tetë vite me qeverinë kundër, imagjino se çfarë do të arrijmë së bashku me një qeveri të re, që është në krahun e sipërmarrjes, që e konsideron sipërmarrjen për atë që në të vërtetë është, motori i ekonomisë, motori i punësimit. Dhe kjo është një sipërmarrje unike, është edhe sipërmarrje edhe një institucion i përgatitjes profesionale, është një universitet siç e thashë i profesionistëve. Meriton ndihmën e qeverisë shqiptare, jo represionin e saj.
Dhe do të ketë ndihmën e qeverisë shqiptare. Do të ketë dhe ndihmën e Bashkimit Europian. Ajo që e mërziti shumë kundërshtarin tim politik është që këtë e vërtetoi edhe komisioni europian, i cili e tha fare shkoqur që ne për vendet e Ballkanit Perëndimor kemi ndarë shuma të mëdha, miliarda Euro, me qëllim që të trajnohet rinia dhe të ketë mundësinë të punësohen në vendin e tyre. Vendet fqinje po e bëjnë këtë, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i zi. Dhe kjo i jep hov degëve të rëndësishme të ekonomisë së tyre, nga teknologjia e informacionit tek Turizmi, tek inxhinieria. Të gjithë kanë përfituar, ndaj dhe emigracioni atje është frenuar. E kam thënë dhe e përsëris, për çdo të ri që largohet nga Serbia në emigracion, nga Shqipëria largohen 12. Pse? Sepse nuk mjafton një sipërmarrje e mrekullueshme siç është, si kjo. Ne duhet ta shtrijmë këtë përvojë kudo, në çdo fushë të ekonomisë. Dhe ne do ta bëjmë këtë. ky është ndryshimi.
Ky është ndryshimi për të cilin ka nevojë Shqipëria. Dhe kjo është prova se Shqipëria dhe shqiptarët mund t’ia dalin, se rinia shqiptare i ka të gjitha kapacitetet të trajnohet, ka vullnetin, ka dëshirën të trajnohet në këtë fushë, se sipërmarrja shqiptare ka tashmë përvojën, vizionin dhe mundësinë ta bëjë këtë të mundur. Në krahun tuaj janë docent, shumica shqiptarë por dhe të huaj. E gjitha kjo nga një sipërmarrës. Natyrisht dhe familja, natyrisht s’mund të bëhet asgjë pa familjen, pa bashkëshorten, pa fëmijët, pa vajzën, pa djalin, pra edhe familja. Me shtetin kundër 8 vite me rrallë, tani imagjinoni pas 25 prillit, një familje të gjithë bashkë të bashkuar me një qëllim, rritje ekonomike, punësim, paga të larta. Sigurisht secili ka përgjegjësitë e veta, ai që po trajnohet në fushën e picave, apo të krepave nuk mund të dërgohet tek departamenti i ushqimeve të detit. Secili ka përgjegjësitë e veta. Dhe a e dini çfarë?
Gjithsecili në këtë vend në përjashtim të dikujt i ka marrë përgjegjësitë, ju keni marrë përgjegjësi para prindërve keni ardhur këtu të studioni të merrni një profesion dhe të punësoheni, trajnuesit kanë marrë përgjegjësinë t’ju japin aftësitë më të mira të mundshme. Sipërmarrësi ka bërë një investim magjepsës, të mahnitshëm në një ambient që mund të ishte në një nga vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian apo SHBA-së dhe jo në vendin më të varfër të Europës. Lart ndodhet laboratori i vetëm i kuzhinës molekulare. Investimet sepse beson tek Shqipëria siç besoni ju tek vetja juaj, tek familja juaj. I vetmi që s’ka marrë përgjegjësitë e tij është ai që ka lënë Shqipërinë 8 vite në vend numëro. Këtu ky është një tempull. Ky është një tempull i suksesit të sipërmarrjes Shqiptare, i suksesit të edukimit profesional të rinisë. Çdo politikan e në veçanti i pari i qeverisë duhet të vinte këtu e ta tregonte me gisht këtë shembull, ta mbështeste financiarisht këtë shembull në mënyrë që të inkurajonte dhjetëra, qindra sipërmarrës të tjerë të bënin të njëjtën gjë.
Në fushën e zdruktharisë, të energjisë, të trajnimit për elektricistët, për hidraulikët, të inkurajoheni në universitet, ta merrni këtë përvojë, por jo, jo, sepse këto 8 vite biznesi e në veçanti biznesi i suksesshëm vetëm është goditur, është goditur sa nga zilia e të paaftit kur e shikon të aftin të prodhojë diçka të mirë të bukur, sa nga fakti që shteti këto 8 vite iu ka shërbyer një grushti njerëzish. Ndryshimi, ndryshimi është rruga e vetme përpara, unë e di këtë dhe e dëgjova sot edhe nga goja juaj, e vajzave e djemve, e pedagogëve që takova këtu dhe dua t’ju them që këtë që e ndjej këtu e ndjej në çdo shesh, në çdo rrugë, në çdo qytet, në çdo fshat. Ndryshimi do të thotë ta shumëfishojmë aftësinë, mundësinë, kapacitetin e kësaj sipërmarrje të mrekullueshme. Ndryshim do të thotë të investojmë në një turizëm jo anemik por të fuqishëm se nuk na mungon asgjë, zoti na ka bekuar me bukuritë natyrore, me historitë, me pasuritë e mëdha të kulturës, me vijën bregdetare, nuk na mungon asgjë.
Na duhet vetëm që këto pasuri ti vëmë në funksion të njerëzve. pra një qeveri që u shërben të gjithëve, jo vetëm një grushti njerëzish. Ky është ndryshimi, ky vendim do të merret shumë shpejt miqtë e mi, ju e dini, koha është shumë e rëndësishme, në cilindo prej departamenteve që jeni duke u trajnuar e dini që nuk duhet pritur asnjë moment më shumë përndryshe prishet, prishet gatimi, prishet gjithë mundi, në qoftë se e lini pak më shumë në furrë digjet, prandaj 25 prilli është dita për ta marrë të vendim, do të vazhdoni edhe 4 vite të tjera kështu, pas 8 vitesh dështimesh, i njëjti dështim po troket përsëri në derë, apo do të bashkohemi të gjithë e të vendosim për ndryshimin. Të vendosim të hapim rrugën drejt Europës e cila do të na ndihmojë për ta shumëfishuar këtë standard, do të na ndihmojë për ta fuqizuar ekonominë që menjëherë pasi të dilni nga kjo akademi të përgatitur për të marrë përsipër detyrën për të cilën je trajnuar, të jeni në tregun e punës, mos luftoni ju për një vend pune por të luftojë industria për t’ju punësuar, konkurrencë e lirë, taksa të ulëta, klimë miqësorë ndaj biznesit, ky është ndryshimi.
Dhe dua ta mbyll me diçka. Deri para disa kohësh, si atë ditë të zezë kur erdhën dhe ju goditën vetëm sepse folët mendimin tuaj, këta i kanë pasur të gjitha në dorë, të gjitha. Si askush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, Edi Rama i ka pasur të gjitha pushtetet në dorë dhe megjithatë 8 vite me radhë nuk ka arritur të bëjë asgjë. 8 vite me radhë na ka lënë në vend numëro, në çdo aspekt, ekonomia më e rëndësishmja, Bashkimi Europian në çdo aspekt. Më 25 Prill e keni vetëm ju në dorë që do të thotë edhe përgjegjësinë e keni vetëm ju. Si bija dhe bij prindërish, disa prej jush si familjarë ndaj vogëlushëve tuaj që nuk votojnë keni përgjegjësinë në dorë për të zgjedhur dhe votuar ndryshimin. Mos e harroni këtë. Ndryshimi vjen vetëm me votë. Zemra tuaja mund të jenë të mbushura me dëshirën për ndryshim, mendja juaj është e ndarë për ndryshimin si e vetmja rrugë përpara, por e vetmja mënyrë për ta bërë këtë të mundur është të dilni masivisht, të merrni familjarët tuaj, të merrni miqtë tuaj të shkoni tek kutitë e votimit dhe të votoni për ndryshimin. Ndryshimi më 25 prill ka një numër dhe një emër, është numri 9, është Partia Demokratike dhe koalicioni për ndryshim.
Unë ju ftoj ta votoni atë, të votoni programin tonë dhe do t’ju ndihmojë ju dhe familjet tuaja sepse duke votuar numrin 9, duke votuar Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim keni votuar për familjet tuja, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj, për të ardhmen tuaj, për një ekonomi që rritet, për një turizëm që konkurron denjësisht me turizmin e vendeve të tjera fqinje. Pra, për mundësinë që të ndërtojmë këtu, në vendin tonë një jetë të mirë, me vende pune, me paga të mira me standarde europiane jete. Ja ku e keni, ky është një realitet europian. E tillë ka mundësi të jetë e gjithë Shqipëria. Na jepni këtë mundësi, ma jepni këtë mundësi dhe unë zotohem se do të bëj gjithçka me vizionin, formimin, aftësitë e mia dhe të ekipit tim që këtë standard që e arriti një njeri i vetëm duke pasur qeverinë kundër nesër me qeverinë në krah të sipërmarrjes, me qeverinë në krah të njerëzve të thjeshtë ta bëjmë standard anë e mbanë Tiranës, anë e mbanë Shqipërisë. Kështu që të dielën me 25 prill ju ftoj të gjithë bashkë në kutitë e votimit, numrin 9 për ndryshim.
Nikollaq Neranxi: Studentë, stafi pedagogjik, drejtuesve të kompanisë Neranxi dhe sigurisht familjen Neranxi dua ta falënderoj zotin Basha për vizitën që bëri sot në ambientet e Institutit Kulinar “Neranxi” që padyshim prania e zotit Basha, mesazhe të tilla sigurisht dhe zëri i tij ka për të mbart në historikun e të gjithë studentëve që janë të pranishëm sot e do jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Dua të ndaj me juve sigurisht dhe opinionin publik që na dëgjon, por dua të jap një mesazh dhe një arsye të madhe biznesmenëve, sidomos VIP-ve të Shqipërisë, ata treqind biznesmenët më të mëdhenj, taksapaguesit më të mëdhenj, sigurisht që të maten mirë në datën 25-esë të mos ja japin votën kësaj qeverie që është sot. Për disa arsye, shumë shkurt dhe kam për t’i bindur të gjithë. Na premtuan që do të ulin taksat, tatimet, çmimin e karburantit që tha dhe zoti Basha, çmimin e energjisë elektrike dhe nuk mbajtën premtime.
Në 8 vjet varfëruan shqiptarët, falimentuan bizneset dhe ndihmuan vetëm 10 familje që sigurisht me ta ka ndarë paratë. Argumente të tjera të besueshme: Na kërkojnë me forcë që tu japim votën për të marrë mandatin e tretë sikur u kemi ndonjë borxh. Çfarë borxhi i kemi ne kësaj qeverie kur ne jemi në prag falimenti dhe kush e tregon këtë? INSTATI i ka dhënë të dhënat. Institucione ndërkombëtare që monitorojnë lëvizjet e parave të kësaj qeverie. Argumenti cili është? Taksat në 8 vjet janë rritur shumë dhe paratë në buxhet janë më pak, kanë humbur. Si shpjegohet kjo? Padyshim ata që na dëgjojnë dinë të bëjnë diferencën. Arsyeja tjetër se përse nuk duhet t’ia japim votën Edi Ramës. Del në fushatë pa na bërë një program, një program të cilin Partia Demokratike sot ka program ekonomik, social realist i cili të bind që do të rindërtohet vendi, do të rindërtohet ekonomia. Pra, t’i krijojmë mundësinë zotit Basha që në datën 25 nëpërmjet votës të jetë kryeministrin i ardhshëm i Shqipërisë që të zbatojë programin që ka, programin e madh ekonomik social i cili që ky program i duhet Shqipërisë. Ju falënderoj shumë.
Lulzim Basha: Faleminderit nga zemra. Nuk dua t’ju marr më shumë kohë. E di që jeni në orën e praktikës që për fat të mirë përbën pjesën më të madhe të arsimit tuaj. Ju uroj shëndet e mbarësi. Mos harroni, me 25 prill votën për ndryshim, votën për numrin 9.