Ambasadori i OSBE Vincenzo Del Monaco ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Takimi është zhvilluar në zyrën e ish-kryeministrit Berisha.
‘Takim me ambasadorin e OSBE, z. Vincenzo Del Monaco!
Të dashur miq, sot prita në një takim Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, zotin Vincenzo Del Monaco.
Pasi i urova mirëseardhjen ambasadorit Del Monaco, i shpreha atij vlerësimin për rolin dhe kontributin e çmuar të OSBE-së ndër vite në zhvillimet në Shqipëri dhe se ky rol është i mirëpritur për konsolidimin e standardeve demokratike në këtë vend.
Me ambasadorin Del Monaco pata një shkëmbim të gjerë të mendimeve mbi zhvillimet aktuale në vend dhe Rajon.
Diskutuam bashkarisht dhe mbi rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 25 prillit.
Takimi ishte i hapur dhe miqësor’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.