Nga Agustin M. MIRAKAJ
Sot ndjehem më i kërcënuar se kurrë. Identitei im tashmë është jo më personal por i vjedhur nga Partia Socialiste në pushtet dhe i trafikuar nga qeveria shqiptare. Një shkelje flagrante e ligjit, e privatësisë, e ligjit të të dhënave personale, e ligjit mbi gjëndjen civile i strukturave shtetërore më të larta për ti vendosur në shërbim daj një partie të caktuar për përgjim, kontroll, trafikim, shantazh dhe pazar. Është një krim shtetëror i paprecedentë i ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Shteti shet identitetin e afro 1 milion qytetarëve të tij. Identiteti im mund të trafikohet në të gjithë botën.
Partia socialiste, gjendja civile, kryeministria, shteti shqiptar ka shitur identitetin tim personal me të dhëna delikate e që kjo mund të më rrezikojë edhe jetën time apo të familjes. Po ashtu ky veprim është po i rrezikshëm edhe për 910061 qytetarë të Tiranës. Ky akt i rëndë dhe i turpshëm shtetëror përbën rrezikshmëri dhe cënim të sigurisë kombëtare dhe sot asnjëri nuk flet për këtë.
Shteti është i implikuar direkt në këtë akt të ndyrë tradhëtie. Unë sot i drejtohem publikisht shtetit shqiptare duke e akuzuar si tradhëtar dhe keqbërës ndaj meje, qytetarve për shitje informacioni agjenturave të huaja dhe të brendshme. Identiteti ynë nuk dihet ku ka përfunduar.
Sigurimi gjakatar i shtetit komunist nuk ju hoqë qafe familjes time për shumë dekada ata përgjuan, survejuan, manipuluan, shkatërruan dhe mashtruan gjithë jeten e babait tim e të familjes sime . Sot me emër të ri “patronazhista” sigurimsat e rinj njësoj si komunistët e vjetër janë në rresht si partizanë të devotshëm marrin të dhëna personale, e kush e di se çfarë bëjnë apo çfarë identitetesh klonojnë. Ndoshta, ndoshta më ndjekin, survejojnë, mbikqyrin, intrigojnë, manipulojnë dhe raportojnë mbi idetë dhe bindjet e mia duke ja servirur ato partis socialiste “PPSH” si dikur të parët e tyre që i jepnin nenës parti armiqtë e popullit (babanë tim).
Babai kur doli nga burgu më thirri më uli në prehër e më tregoi një situatë (të ngjashme me ditët e sotme) në kamp përqëndrimi… Shtepija jonë ishte e bërë me kallama, maltë e bajga. Dritaret ishin te mbuluara me plasmas, mbasi erdhi nga puna ne mbremje gjithmon ndjeja zhurme te plasmasi, e dija se dikush “patronazhsti” spiuni qëndronte pas dritares duke mbajt veshin afer si një pishtar duke survejuar natë për natë të gjitha bisedat mbase dhe kur flenim gjumë… Atë natë nuk durova, pash që tek furnela ishte tenxherja duke valuar, u ngrita me kujdes pa bërë zhurmë, kapa tenxheren, grisa plasmasin me thikë dhe ja hodha në kokë spiunit “patronazhistit”. E kështu duhet me ja tregu vendin spiunve mor babë, mbylli biseden duke më puthur në ballë.
Si mund të ndodhë kjo në një vend të dalë nga survejimi komunist. Duket se ai tmerr vazhdon dhe më shumë, me profesionalistë të rinjë të devotshëm që i shërbejnë partisë dhe agjenturave të huaja duke shitur qytetarët shqiptarë.
Unë sot do të marr vendim për të hedh në gjyq shtetin Shqiptar, partinë socialiste dhe bashkëpunëtorët e tyre për këtë dëm të parikuperueshëm dhe tradhëti kombëtare.