Pse e refuzoi median gjermane?/ ZDF: “Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Por pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje”

“Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Por pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të Covid dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij”.
Kështu shkruan në reportazhin e saj për median e madhe gjermane ZDF, gazetarja Britta Hilpert.

Kryeministri i Shqipërisë ka refuzuar dhe ka injoruar median prestigjioze, por arsyet e kësaj shmangie dalin qartë në reportazhin në fjalë: Në vendin tonë situata, nuk është ashtu si duket nga propaganda e Edi Ramës.

Kryeminstri është duke bërë një fushatë të shfrenuar duke e trajtuar pandeminë si një histori suksesi, por në syrin e gazetares gjermane dhe fakteve që ajo ka mbledhur në terren, gjithçka rezulton ndryshe.

“Shkëlzen Ibra punon si mjek i mushkërive në Krumë dhe ndien mbi të gjitha që administrimi është si njëfarë administrimi me mungesa. Spitali i provincës mezi sa siguron furnizimin me oksigjen për rreth 20.000 njerëz. Një katastrofë në këtë krizë Covid. Janë të detyruar edhe t’i kthejnë pacientët në shtëpi, pasi nganjëherë nuk kanë ç’të bëjnë.

“Kërkojmë më shumë. Ka pasur ditë që kemi pasur 12 pacientë që kishin nevojë për oksigjen dhe nuk u jepnim dot. U ka rënë të fikët nga mungesa e oksigjenit”.

Që Kruma dhe zona rreth e rrotull është kaq e keqfurnizuar është në njëfarë mënyre faj i qeverisë. Të rinjtë emigrojnë për të fituar para diku gjetkë. Kruma është e varfër, kryeqyteti është larg. “Për politikanët kjo zonë është vetëm për të marrë vota për zgjedhje”, kështu thotë edhe Muhamet Peka që sapo ka kaluar Covid.

“Politikanët premtojnë shumë e bëjnë pak. Këtë e vërtetova pasi më ndodhi kjo (pasi më zuri sëmundja). Asnjë ministër nuk ka ardhur të na shikojë se çfarë bëjmë, vijnë vetëm sa për të na u lutur për vota që të vijnë në pushtet”, shkruhet mes të tjerave në reportazhin tronditës të ZDF.

Exit mobile version