• Basha në Kukës: Kukësi, më i prekuri nga ikja e rinisë! Nuk ndryshon po nuk larguam shkaktarin e vuajtjeve. Votoni 9 për ndryshim!
• Basha nga Kukësi: Kukësi i zbrazur nga emigracioni. Edi Rama, shkaktari i kësaj plage. Votoni numrin 9 për ta ndryshuar!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në rrugëtimin jug-veri ka bërë një ndalesë edhe në qytetin e Kukësit. Në fjalën përshëndetëse, kreu i opozitës tha Kukësi është qyteti më i prekur nga emigrimi i të rinjve. Për ta ndalur këtë, Basha kërkoi votën për numrin 9 për ta larguar shkaktarin e kësaj plage.
Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja kuksianë faleminderit për këtë pritje të paskeduluar, vij nga Tropoja dhe pastaj jam në Shqipërinë e Mesme, por nuk mund të kaloja pa u ndalur dhe të falënderoja për mikpritjen. Bashkë për ndryshim sot një javë me votën tuaj për numrin 9 do t’i kthejmë Kukësit dhe gjithë Shqipërisë besimin.
Për tetë vite me radhë Kukësi është zbrazur nga bijtë dhe bijat e tij, është treva me emigracionin më plagë në Shqipëri. Tetë vite dështime kanë lënë plagë në trupin e Kukësit më të thella se kudo tjetër. Kjo është një plagë që rrjedh anembanë vendit. Mijëra djem dhe vajza të larguar, mijëra të tjerë ikin përditë. Ky realitet nuk ka për të ndryshuar po nuk ndryshuam Shqipërinë, po nuk larguam shkaktarin e këtyre vuajtjeve duke votuar numrin 9. Asnjë marifet elektoral nuk e shëron dot këtë plagë, këtë e di Kukësi dhe gjithë Shqipëria. E vetmja gjë që e shëron këtë është ndryshimi, bashkë për ndryshim, votoni numrin 9! Faleminderit edhe njëherë nga zemra për këtë pritje me lejen tuaj!
Kukësi voton numrin 9 për ndryshim!
Zoti u bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!