Artistë të mirënjohur shkodranë i dhanë mbështetjen e tyre kandidatit të PD, Bardh Spahia. Ata vunë në dukje se gjatë këtyre 8 viteve njerezit e artit janë perçmuar, pa marrë atë që meritojnë. Bardh Spahia u shpreh se kjo të marrë fund edhe me kontributin e shkodranëve në votime. Kandidati i PD, bashkë me një nga hartueset e programit për kulturën, Taulanda Jupi, njohën artistët me lajmin e mirë për qytetin e Shkodrës.
“Pa art dhe kulturë kombet nuk ecin përpara. Shkodra është parë nga qeveria Rama si e njerkës.Teatri Migjeni , në programin e Partisë Demokratike është planifikuar që të kthehet në Teatër Kombëtar dhe ky është një lajm I mirë jo vetëm për Shkodrën por për mbarë Shqipërinë. Shkodra është kolona kryesore e artit dhe kulturës për Shqiptarinë.”- bëri të ditur Bardh Spahia.
Duke vlerësuar kurajon e Bardh Spahisë në betejën opozitare këto 8 vjet, Oasman Mula u shpreh se, “e vetmja gjë që mund ta shembë këtë urrejtje që ky pushtet kultuvon ndaj artit është numri 9”. Mjeshtri i madh Zef Deda beson fort se Shkodra do të votojë thelë për PD, duke i dhënë 7 mandate dhe duje çuar sërish në parlament deputetin e spikatur Bardh Spahia. Markelian Kapedani theksoi vlerat perëndimore të Bardh Spahisë, që do të shërbejnë për të promovuar vlerat pozitive.
Bardh Spahia siguroi artistët se do të kenë jo vetëm vëmendjen e tij personale, por mbi të gjtiha të PD dhe të qeverisë pas fitores së të dielës.