“20 mijë euro për fëmijën e tretë?!” Inxhinieri Duleviç i përgjigjet skeptikëve të propozimit të PD-së: Mirëmenaxhimi i KESH-it mjafton të dalin lekët dhe të teprojnë

Ka ngjallur shumë reagime propozimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në Kuvendin Programor të kësaj force politike lidhur me propozimin që PD ka për forcimin e familjes shqiptare, e që më konkretisht ka të bëjë me bonusin prej 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Skeptikëve të këtij propozimi ambicioz, i është përgjigjur nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, inxhinieri i njohur Azmer Duleviç, i cili, njëkohësisht, ka qenë edhe një ndër hartuesit e programit për energjitikën në PD.

Sipas tij, mjafton vetëm mirëmenaxhimi i KESH-it që të dalin lekët dhe të teprojnë.

Më poshtë postimi i plotë i ing. Azmer Duleviç:

A e dini sa lekë duhen për bonusin 20,000€ për fëmijën e tretë?

A e dini që keqmenaxhimi që vetëm KESH ka bërë për vitin 2023 është pak më tepër se 350 mln € ?

Sot në Shqipëri ka rreth 20,000 lindje në vit!
Po supozoj që gjysma janë fëmija i tretë pra 10,000 X 20,000€=200 mln Euro!

200 mln euro nuk janë asgjë nga buxheti i vendit tonë prej 6.5 mld euro!

Sikur vetëm të bëhet mirëmenaxhim i KESH dalin lekët dhe teprojnë!

Herë tjetër lexoni pak, para se të qeshni kot lart e poshtë!Jua them me bindje se ky program është i realizueshëm 100% sepse jam një ndër ata që kam dhënë kontributin tim!

Exit mobile version