Ruajtja e trashëgimisë shpirërore-kulturore është mision i rëndësishëm i PDSH-së!

Nga Azgan Haklaj

Trashëgimia jonë kulturore është jo vetëm testamenti historik ndërbreznor i transmetuar prej lashtësisë, por edhe pasaporta më e fuqishme e integrimit formal në qytetërimin perëndimor të cilit i përkasim dhe aspirojmë.
Etnogjeneza jonë daton nga pellazgo -ilirët me qindramijëra vargjet epiko-hyjnore, vazhdon me Eposin e Kreshnikëve, i cili është tharmi i kalimit nga identiteti Ilirio-dardan në identitetin Arbëror – Shqiptar, fatkeqësisht akoma nuk është pjesë e UNESKO-s për shkak të paaftësisë së ministrisë së kulturës në rastin më të mirë për të.
Vallja Pirrike, të cilën e kercente Aleksandri i Madh para betejave, e cila e mahniti Jul Qezarin, e ruajtur plotësisht nga shqiptarët.
Vallja e Shpatave që e kercente simboli ynë shtetëror dhe kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu).
Vallja Çame e patriotit Osman Taka, Kcimi Vendçe, Logu i Bjeshkëve, Kanuni i Lek Dukagjinit, Monofonia ose Kanga Majë’ Krahu, Gjama e Burrave krahas Këngës shumëzërëshe e Iso Polifonisë, etnografia jonë e veçantë, Plisi Xhamadani e Fustanella Shqiptare, Xhubleta Mirditore, krahas Xhubletës Shqiptare dhe pasuri të tjera jo materiale e materiale duhet jo vetëm të konservohen me origjinalitetin e tyre por edhe të trajtohen si margaritarët e paprekshëm në trupin e kombit tonë, si njëri nga kombet më të lashtë të kontinentit.
Në qëndër të vëmendjes do të kemi korrigjimet toponimike të imponuara dhunshëm nga pushtuesit dhe kthimin në emërtimet identitare.
Duhet medeomos akordim i fondeve kombëtare por edhe aplikim në projektet e BE-së që këto thesare jo vetëm të ruhen por të funksionalizohen në institucionet ndërkombëtare shkencërisht për tu futur në UNESKO si pasuri tonat autentike, pasi në shumë raste jemi ndeshur e po ndeshemi në përvetësime agresive të padrejta të fqinjëve tanë, si në rastin e grabitjes së Lahutës dhe Polifonisë Labe.
Është kjo arsyeja që institucionet shtetërore të kulturës do të kenë vëmendje parësore në qeverisjen e PD-së dhe jo si deri më sot, thjesht për pozita honorifike.
Vlerësimi me seriozitet i këtij prioriteti qeverisës do të sjellë avantazhe afatgjata në edukimin e brezave me traditën dhe parimet e shenjta konservatore të dashurisë për familjen, Zotin, Atdheun dhe Kombin.
E pra me një përkufizim të thjeshtë: Trashëgimia jonë shpirtërore-kulturore si ADN kombëtare është pasqyra ku ne shohim me vërtetësi veten dhe të tjerët na shohin ne, historinë dhe kulturën tonë reale.
Edhe në rrafshin kombëtar pasi ne jemi një komb etno-kulturor lipset një strategji unike efektive për të materializuar bashkimin tonë shpirtëror e kulturor gjithmonë në kuadrin e integrimit europian.
Deviza jonë do të jetë:
Një komb- një kulturë- një histori.

Exit mobile version