Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e padisë për shembjen e Teatrit Kombëtar

Muaji qershor do të jetë i rëndësishëm për palët politike, të cilat do të marrin përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për çështjet më të forta që i kanë përplasur. Muajin e ardhshëm kjo gjykatë do të shqyrtojë të paktën 4 padi, që ka ngjyrim të fortë politik.

E para është në 3 qershor. Presidenti i Republikës do të përballet me mazhorancën dhe Bashkinë Tiranë për Teatrin Kombëtar.

Ilir Meta e ka paditur vetë në Kushtetuese ligjin special për teatrin, që bekonte prishjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e të riut me koncesion. Presidenti tha si ligji ishte klientelist, pasi paracaktonte kompaninë që do ndërtonte teatrin pa garë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes veç politikës, edhe nga artistët që për vite u angazhuan për të mbrojtur godinën.

Padi tjetër e rëndësishme për zhvillimet politike në vend, është ajo që do të gjykojë nëse zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin të ligjshme. Për këtë çështje Gjykatës Kushtetuese i është drejtuar Voltana Ademi, si kryetare e shoqatës së bashkive. Verdikti i gjykatës do tregojë se kush kishte të drejtë, PS dhe KQZ që i zhvilluan zgjedhjet, apo Presidenti që firmosi anulimin, sepse PD dhe LSI nuk mori pjesë.

Kërshëria e këtij vendimi lidhet edhe me faktin nëse gjykata do të urdhërojë përsëritjen e zgjedhjeve në një pjesë të bashkive apo në të gjithë vendin.

Ndërkohë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u bënë nga PS jashtë marrëveshjes me PD dhe LSI, do të vlerësohen nga Gjykata Kushtetuese në dy seanca të ndryshme.

Në 9 qershor, Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë edhe kërkesë e Myslym Murrizit dhe partisë të Astrit Patozit që listat e hapura të jetë 100% të tilla, dhe jo me herës apo renditje preferenciale nga kryetari i partisë.

Ndërsa seanca tjetër në 17 qershor do të gjykojë formulën e koalicioneve, të cilën aleatët e Bashës e kanë kundërshtuar, pasi PS e bëri pa konsensus dhe vetëm me opozitarët e rinj në Kuvend. /abcnews.al/

Exit mobile version