Rama-ministrit gjerman: Nuk shqetësohem nëse hapen ose jo negociatat nga BE!

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me ministrin Gjerman, Michael Roth, tha se edhe nëse dera e BE-së nuk hapet ai nuk do të shqetësohet, pasi ky është një proces, dhe ne nuk i bëjmë reformat se na i kërkon Berlini apo Parisi, por sepse kjo është një gjë e mirë për fëmijët tanë.

“Mbajta e konferencës ndërqeveritare është çështje e brendshme e Këshillit Europian”, tha Rama.

Ministri gjerman fillimisht ishte në Shkup, nga ku tha se është koha e fundit që BE-ja t’i përmbushë premtimet për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Rama tha se BE-ja po përballet sot me një surprizë tjetër ballkanike.

“Më vjen shumë mirë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin edhe dje, që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta dhe miratimi i kornizës negociuese bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave nga vetë Këshilli Evropian dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare. BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanikle dhe përreth që lidhet me ngërçin e krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Natyrisht nuk mund të përsërisja vetëm se të them me bindje që ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare.

A do të ndodhë? Ne nuk e dimë dhe natyrisht do të varet sa do të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe sa do të jetë e gatshme të heqë barrikadën që i ka vënë këtij procesi. Ne sot kemi një mbështetje të zëshme nga të gjitha vendet dhe posaçërisht nga Gjermania”, tha Rama.

 

Exit mobile version