Basha: Në 25 prill ra demokracia! Të dielën do të tregojmë se ne nuk dorëzohemi përballë kësaj pakice

Basha me demokratët e Peqint dhe Paskuqait: Në 25 prill ra demokracia. Të dielën do tregojmë se ne nuk dorëzohemi përballë kësaj pakice. Të bashkuar me shumicën e shqiptarëve do luftojmë për t’ua kthyer vendin njerëzve
Basha: Nga kjo garë të dalim më të fortë dhe më të bashkuar për të vazhduar betejën. Të mos harrojmë se qëllimi ynë final është të largojmë kundërshtarin të vetëm që kemi, regjimin Rama-Doshi
Peqin
Faleminderit zoti kryetar! Mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate e demokratë të Peqinit! Fleminderit nga zemra! Faleminderit për këtë mikritje kaq të ngrohtw!
Ndonëse në një moment dramatik për vendin, vij këtu me zemrën e mbushur plotë tek ju shoh bashkë, tek ju shoh me kokat lartë, tek ju shoh të vendosur siç keni qenë jo vetëm gjatë muajve të fushatës, po për vite e vite me radhë, ju demokratët e Peqinit në qarkun e Elbasanit, nw qarkun e vendosur në thepin e artilerisë të njeriut më të urryer në Shqipëri pas Edi Ramës, kryekriminelit Taulant Balla dhe kriminelëve të tij.
Ju jeni përballur këtu për vite me radhë me vështirësi të panumërta njësoj si demokratët anembanë Elbasanit dhe Shqipërisë, por akoma më shumë këtu në Peqin. Shumëkush në vendin tuaj do ta kishte lënë betejën përgjysmë. Do ishte dorëzuar, do ishte larguar apo do kishte qëndruar mënjanë. Unë e di që presionet ndj jush kanë qenë jo të dyfishta, po të shumëfishta, të të gjitha formave dhe mënyrave.
Ndaj jam dhjetëfish krenar që në këtë betejë të pashembullt 30-vjeçare demokratet dhe demokratët e Peqinit, shpirtin e pathyeshëm të të cilëve e përfaqësoni ju në këtë sallë.
E përfaqësoni jo thjesht me praninë tuaj, e përfaqësoni jo thjeshtë me qëndrimin tuaj dinjitoz, por e përfaqësoni mbi të gjitha me rezultatin. Me rezultatin e marrë përkundër makinerisë shtetërore me rezultatin e korrur përkundër veprimtarisë së përditshme e të përnatshme të Taulant Ballës dhe kriminelëve të tij.
Ndaj, e para dhe kryesorja që duhet të shpreh para jush, është mirënjohja pa kufij për sakrificën e gjithsecilit prej jush këtu në këtë sallë dhe e qindra e mijëra demokratëve të tjerë të Peqinit, e mijëra e mijëra të tjerëve që zgjodhën t’ju ndjekin në këtë betejë e të votojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Por padiskutim vëllezër dhe motra këtë sakrificë ne, ju, Partia Demokratike, unë nuk e kemi bërë për veten tonë, s’e kemi bërë për karriget tona, përkundrazi shumë më e lehtë duket rruga tjetër, rruga e dorëzimit, apo e rrokjes së dorës së djersitjes me shukun e parave që ka dalë nga xhepat e vjedhur të banorëve të Peqint e të gjithë Shqipërisë.
Ne kishim dhe kemi mbi vete shpresën e banorëve të Peqinit, Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë për ndryshim. Shpresën që e kam parë të ndizej si dritë në bebet e syve  të çdo banori të Peqinit që takoja, në ferma, në sera, në shtëpitë e tyre,  në sipërmarrjet e tyre bashkë me ju.
Kjo nuk erdhi thjesht dhe vetëm për shkak të këtij bashkimi të jashtëzakonshëm që s’e përçau dot asgjë dhe askush këtu në Peqin, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.
Por mbi të gjitha miqtë e mi shqiptarët si kudo anembanë vendit e në veçanti në Peqin vendosën përkundër masakrës zgjedhore, përkundër harbutërisë së horrave të Taulant Ballës me shokë, vendosën të ndryshonin, vendosën të ndiqnin Partinë Demokratike në rrugën për ndryshim sepse ne kishim kohë që jepnim prova se në këtë betejë  nuk ishim futur për veten tonë, nuk ishim futur si agallarët e rinj për të zaptuar çfarë të mundeshim publike dhe private dhe pastaj për ta ndarë si kothere e për t’ua hedhur në fytyrë bashkëqytetarëve si mëshirë.
Përkundrazi, ne ishim futur në këtë betejë ashtu siç  u futëm në vitin 1990  dhe vitin 1991 pikërisht për t’u rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur njerëzve, për t’ju dhënë çdokujt mundësinë dhe shansin të ndihet zot në shtëpinë e vet, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përfituar nga pasuritë e jashtëzakonshme të këtij vendi dhe jo vetëm të një grushti njerëzish.
Ka një dhe vetëm një arsye pse Partia Demoratike e Shqipërisë, e cila është përballur këto 30 vite siç e dinë themeluesit dhe qëndrestarët mes jush me shumë sfida, vazhdon jo thjesht të qëndroj fort e mbetet jo thjeshtë alternative e vetme, forca e vetme, por forca më e madhe morale, politike para shqiptarëve.
E kjo arsye wshtw sepse ne kurrë nuk kemi tradhëtuar shqiptarët për interesin tonë, përkundrazi ne kemi sakrifikuar interesat tona për hir të shqiptarëve duke u përfshirë dhe në betejat e 2019 dhe më parë. I kemi sakrifikuar sepse kemi lindur si një familje politike për vendin, për demokracinë edhe në kohë kur askush nuk e dinte tamam se çdo të thoshte demokraci. Sot ne e dimë se çfarë do të thotë demokraci. E di dhe një fëmijë i vogël që demokraci do të thotë vullneti i shumicës.
E pra 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë. Në 25 prill shumica ka vendosur ndryshimin dhe një pakicë i është mbivendosur me mekanizmin më pervers, më gjigand, dhe më të kudoshtrirë, të shkrirjes se  partisë me shtetin, sicc e thotë raporti i OSBE-ODHIR, dhe të bashkpunimit me kartelat e drogës dhe bandave të krimit të organizuar. Kjo nuk është demokraci.
Ndaj dhe barra që kishim mbi supe, barra e ndryshimit, flakadani i shpresës që ndezëm anembanë Shqipërisë për të sjell ndryshim me një fushatë të mrekullueshme, me një program konkret, nuk është sot barra e vetme që ne mbajmë mbi supe. Sepse më 25 prill në Shqipëri përkohësisht nuk është ndalur vetëm ndryshimi, por ka rënë dhe demokracia.
Në këtë moment të errët që i ka shënuar fatin e shumë kombeve, në këto vite dhe dekada të fundit, ku është rishfaqur edhe një herë perdja e hekurt, tashmë jo mes vendeve komuniste dhe vendeve të lira, por mes vendeve me sundues që nuk bëjnë zgjedhje të vërteta, nuk kanë demokraci të vërtetë, nuk kanë opozita të vërteta. Por bëjnë sikur bëjnë zgjedhje, bëjnë sikur ka demokraci dhe kanë opozita fasadë. Këtë donin të bënin dhe me ne ta shndërronin partinë e lëvizjes së dhjetorit, ta shndërronin forcën që rrëzoi komunizmin, forcën që ribashkoi Shqipërinë me perëndimin.
Kush tjetër mund ta marrë këtë peshë dhe këtë përgjegjësi për ndryshim dhe demokraci përveç Partisë Demokratike të Shqipërisë? Përgjigja është fare e qartë. E dini ju, e di unë, e dinë shqiptarët,  e di dhe Edi Rama.
Ndaj, vëllezër dhe motra ndonse ndodhemi përsëri jo për herë të parë në një udhëkryq dhe ne disa përmasa, një udhëkryq pothuajse indentik me atë të vitit 1991 kur kishim zgjedhje por jo zgjidhje për Shqipërinë. Po kështu i vetëdishëm është dhe kundërshtari politik se masakra zgjedhore që projektoi dhe përkohësisht ka zënë për fyti vendin, kanë zënë përposhtë demokracinë dhe kanë arrestuar ndryshimin e shumëpritur për shqiptarët, kjo gjëndje politike është e paqëndrueshme.
Në një cikël tre javor kam parë nga ju dhe nga bashkëqytetarët, votues tanë apo jo, se si momenteve të para të shokut dhe tronditjes, të mosbesimit njësoj si në ‘91 për masakrën zgjedhore dhe produktin e saj, tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve i ka lënë vendit një tjetër ndjesi zemërata.
Zemërata e njeriut të drejtë për padrejtësinë e 25 prillit dhe vendosmëria për të mos qëndruar duarkryq, vendosmëria për të mos e lënë jo thjeshtë Partinë Demokratike, por Shqipërinë në duart e kësaj pakice plaçkitësish.
Ndaj, sot me të vërtetë ndodhem para jush në këtë garë të brendshme e cila do të finalizohet ditën e dielë më proçesin e votimit një anëtar një votë. Por, mesazhi kryesor që kam para jush dhe ai që kam pasur para çdo demokrati e çdo demokrate gjatë gjithë këtyre javëve është: se me të vërtetë në familjen tonë nuk ka asnjë të tepërt, se familja jonë është familja e vetme e vlerave dhe këtë e tregon edhe gara që bëjmë, konkurrenca që kemi, debati që bëjmë brenda nesh.
Por se nuk duhet të harrojmë për asnjë sekondë të vetme, për asnjë çast e në veçanti këto orë drejt të dielës dhe vetë të dielën, misionin që kemi mbi supe, përgjegjësinë që kemi karshi njëri-tjetrit por mbi të gjitha karshi shqiptarëve, mos të harrojmë për asnjë sekondë se qëllimi ynë final është të largojmë kundërshtarin e vetëm, armikun e vetëm të Shqipërisë, shqiptarëve, demokracisë dhe Partisë Demokratike, regjimin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe bandave të tyre.
Ndaj, kam refuzuar dhe refuzoj ta përdor këtë garë të brendshme për asgjë tjetër përveçse për t’u bërë bashkë me ju dhe për t’u mobilizuar të gjithë së bashku edhe një herë betejën që është e vetmja rrugë për t’u përballur dhe për të çmontuar regjimin që kemi përballë.
Ndaj, ajo që duhet të bëjmë është që përmes pjesëmarrjes masive të tregojmë forcën tonë, faktin që jo vetëm nuk jemi në gjunjë por jemi kokë lartë, se betejën e kemi bërë me vlera dhe janë të tjerë njerëz që duhet të jenë më kokën poshtë në Peqin, Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë për atë që iu kanë bërë qytetarëve të tyre. Duhet të dalim nga kjo betejë mendjendarë e jo të çoroditur. Duhet të dalim nga kjo betejë të vendosur e të bashkuar siç  jemi, për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci.
Paskuqan
Nuk duhet të kemi asnjë iluzion për atë që na pret, nuk duhet të kemi asnjë mëdyshje se sakrificat tona, sakrificat tuaja, betejat tona e kanë ndezur tashmë pritshmërinë për ndryshim dhe se zhgënjimi, dëshpërimi, mosbesimi për atë që doli nga kutitë e votimit më 25 Prill,  jo thjesht mes demokratëve por mes gjithë shqiptarëve, tashmë i ka lënë vendin zemërimi dhe vendosmëria për ta çuar drejtësinë në vend, për ta çuar hakun tek i zoti.
Për ne demokratët kjo do të thotë pikë së pari dhe mbi të gjitha që këtë shumicë shqiptarësh ta organizojmë dhe ta nisim betejën duke i prirë kësaj beteje për objektivin numër një që mund të ketë sot Shqipëria, rrëzimin e regjimit.
Pa diskutim vetëdija për këtë është ABC-ja e gjithçkaje që do të vijojë. Ndërsa mohimi i kësaj është një rrugë e paditur përfundimi i së cilës kam frikë se nuk do të na ndryshojë shumë nga simotrat që janë zhdukur politikisht, apo zvarriten, apo janë kthyer në fasada të rëgjimit.
Që ta thjeshtoj më shumë, në qoftë se mohohet masakra elektorale e 25 prillit, jo thjeshtë shkelet mbi sakrificën tuaj e të demokratëve kudo ku janë, jo thjeshtë poshtërohen shqiptarët që kanë besuar dhe që na kanë ndjekur, jo thjeshtë hidhet poshtë mundi, vetmohimi me të cilin jeni përballur me shantazhet, intimidimet dhe largimet nga puna.
Por shkatërohet edhe besimi se kjo shoqëri mund të ndryshojë përmes vlerave që ne shpalosim. Se e vetmja shpresë për ndryshim qenka pra, të jesh po aq i korruptuar madje më i korruptuar, po aq horr  madje më horr, po aq kriminel madje më kriminel se Edi Rama dhe shokët e tij.
Sigurisht që ne këtë nuk e pranojmë, nuk ka shqiptarë ta pranojë këtë, kudo e nuk ka shqiptarë ta ngatërroj burrërinë, trimërinë, qëndresën ball të padrejtës me horrllëkun, harbutërinë dhe frikacakët e trimëruar me thesin e lekëve në shpinë dhe policinë që në vend që t’i burgoste i ruante.
Kush e mohon masakrën e 25 prillit, për fat të keq i bie me shkelm kësaj sakrifice.
Ne jemi sot në mes të një gare të brendshme e cila do të finalizohet të dielën. Ajo që do të vendosim të dielën do të përcaktoj edhe kursin me të cilin do të ecim. Sicc kam insistuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë, dua ta përsëris edhe këtu, ne mund të kemi mendime të ndryshme për aspekte të ndryshme të gjithcckaje që ka ndodhur, qoftë në kuptimin e asaj që na ka ndodhur për shkak të kundërshtarit, qoftë për shkak të përgjegjësive të brendshme tona.
Gjithsecili ka lirinë të mendojë dhe të analizojë dhe natyrisht me 13 qershor të vendosë në bazë të këtij arsyetimi, por për një gjë nuk mund të jemi të ndarë, për një gjë nuk mund të kemi 2 mendime, e nuk mund të ulemi në 2 karrige, ose 25 prilli ishte masakër zgjedhore ose ishte fitore e e Edi Ramës.
Në qoftë se pranojmë të dytën, atëherë de facto kemi shkelur mbi sakrificën e demokratëve dhe i kemi rënë me shkelm gjithckaje që kemi ndërtuar në katër vite dhe kjo nuk është më e keqja, më e keqja është që duke pranuar këtë kemi legjitimuar mënyrat, format e të keqes, korrupsioni, krimin harbutërinë, dhe i kemi hapur rrugën një nate të pafund për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Unë nuk mund ta pranoj këtë, unë nuk mund të pranoj të shkel mbi sakrificën e demokratëve. Unë nuk mund të pranoj ta trajtoj Edi Ramën si një kundërshtar normal politik në momentin që ai ka dhunuar dhe ka shkatërruar të vetmin mekanizëm që ka demokracia, vullnetin e shumicës.
Ndaj përgjigja ime ka qenë dhe mbetet nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike prej ditës së parë që as nuk e njoh, as nuk e pranoj tjetërsimin e vullneti të shqiptarëve me 25 prill dhe rezultatin e manipuluar të 25 prillit. As e njoh dhe as nuk e pranoj si të ligjshëm asnjë instuticion të dalë nga kjo masakër, sikundër nuk mund të pranoj kurrësesi që të bëhem pjesë e kësaj masakre duke kapur njërën nga dy duart e Edi Ramës, atë që gjoja shtrin për bashkëpunim ndërkohë që me dorën tjetër ka intensifikuar goditje ndaj demokratëve dhe ndaj mbështetësve tanë kudo anembanë Shqipërisë.
Për mua ka vetëm një rrugë: rruga e betejës totale ndaj atij që i ka shpallur luftë totale Partisë Demokratike, demokratëve shqiptarëve, Shqipërisë dhe demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër! Nuk do të jetë fushë me lule por ju e dini fare mirë që asnjë betejë e jona as me të as me paraardhësit e tij nuk ka qenë fushw me lule.
Nuk do ta bëjmë për veten tonë por do ta bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ju e dini fare mirë që po nuk e bëmë ne nuk ka forcë tjetër që ta bëjë.
Unë ju ftoj që në 13 qershor të dilni masivisht e në radhë të parë për të treguar qytetarëve të Paskuqanit, Kamëz, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë forcën tonë. Ju kërkojë të votoni për të vazhduar se betejën tonë se rrugë tjetër nuk ka. As Shqipëria nuk do të zbrazet dhe të vdesë, as demokracia nuk do të marrë fund pas 30 viteve që ka lindur dhe as shqiptarët nuk do të kthehen në kohët më të errta të monizmit.
197
Exit mobile version