Skandal! Edhe testi i matematikës shpërndahet në rrjetet sociale gjatë provimit të maturantëve

Maturantët në të gjithë vendin kanë hyrë sot në provimin e tyre të matematikë, por testi është shpërndarë në rrjetet sociale. Faqja ‘Studentët denoncojnë’, ka publikuar një mesazh ku thuhet se, fletët e testimit janë bërë publike rreth orës 10 e 34 minuta.

‘Dërguar në mesazh: Pershendetje ne oren 10:34 min testi i sotem i matematikes duke u zgjidhur ne grupe studentore’, thuhet në postim.

E njëjta gjë ndodhi edhe në testin e Gjuhë shqipe dhe Letërsi ku teza u publikua gjysmë ore pas fillimit të provimit.

Ministria e Arsimit Evis Kushi u ka dërguar dje urimin e radhës, ku ndër të tjera thotë: “Dua t’ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer. Tashmë, suksesi është vetëm në dorën tuaj, prandaj kini besim në vetvete! Meritokracia dhe arritjet tuaja të larta në dije janë pjesë e qëllimit tonë madhor! Ju uroj shumë suksese të gjithëve!”

Por, pavarësisht garancive që u jep dhe besimit që ministrja ua sugjeron, edhe testi i Matematikës është publikuar në rrjetet sociale, në shkelje të të gjitha rregullave të caktuara për këto provime, sekretit, seriozitetit.

auto 198179

Exit mobile version