Pas Krujës, zjarri përfshin edhe Shëngjinin, banorët luftë me flakët me mjete rrethanore

Një vatër e re zjarri ka rënë në pyjet me pisha të fshatit Borizanë në Krujë. Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në pyjet me pisha.

Nëse nuk izolohen vatrat e zjarrit mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, pasi janë sipërfaqe të tera me fidanë të rinj pishash të mbjelle në kodrat e fshatit Borizanë.

Për zjarrfikësit e Krujës ndërhyrja është disi e vështirë. Për shuarjen e flakëve kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e fshatit,të cilët po përdorin mjete rrethanore.

Vatër e re zjarri në Shëngjin

Një vatër e re që prej disa orëve në zonën e Knallës në Shëngjin, vazhdon që të jetë aktiv.

Sipas informacioneve të para mësohet se shkaku i zjarrit është djegia e disa mbeturinave dhe era e fortë ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Zjarri ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur tek shkurret aty pranë. Për shuarjen e flakëve po punojnë prej orësh zjarrfikësit. Po digjen shkurre dhe ferra.

Exit mobile version