Helmimi masiv nga uji i pijshëm në Krujë, PD kërkon diskutimin në Parlament, PS refuzon!

KERKESA NE EMER TE PD E KRYETARIT TE GRUPIT, ALFRED RUSHAJ

Për shkak të ndoptjes së ujit të pijshëm janë qindra qytetarë që janë detyruar që të shkojnë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë dhe nga çfarë është verifikuar deri tani, rezulton që kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjit në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve të Krujës.

Për këtë arsye ne sapo i paraqitëm kërkesën të firmosur nga 10 deputetë sipas nenit 31 të rregullores. Kërkojmë që të votohet ndryshimi i rendit të ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjente të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në Bashkinë e Krujës.

Mendojmë që Kuvendi i Shqipërisë ka detyrim që të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtime masive të shëndetit të qytetarëve në këtë Bashki.

Ndërhyrja e dytë

Në këtë Kuvend kemi deputetë që përfaqësojnë qytetin e Krujës. Ata mendojnë se janë të shqetësuar dhe duhet të diskutohet çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur, cilat janë masat që duhet të marrim që kjo gjë të mos ndodhë më. Kërkesa jonë është e mbështetur në nenin 31/2 të rregullores ku parashikohet që 10 deputetë të kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës nqse ky Kuvend e miraton me 3/5. Unë ju ftoj që ta votojmë dhe deputetët që përfaqësojnë qytetarët e Krujës, të diskutojnë këtë ngjarje që është jashtëzakonisht shumë shqetësuese dhe e rëndë.

Exit mobile version