Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka nxjerrë listën e godinave të dëmtuara nga tërmeti 5 ballë i ndodhur dy ditë më parë në Qarkun e Dibrës.
Çupi ka reaguar ndaj inekzistencës së Bashkisë Klos, e cila i ka braktisur banorët pasi nuk ka shkuar akoma të evidentojnë dëmet e shkatuara.
Postimi i Dhurata Çupit
Në qarkun Dibër , janë prekur nga tërmeti shumë banesa, e rrjedhimisht disa qytetarë mbrëmë kanë qëndruar jashtë. Një mesazh nga një qytetar ne bashkine Klos i prekur nga lëkundjet e tërmetit duke ju dëmtuar shtëpia, ankohet se administrata e bashkisë Klos , i është përgjigjur se do të vimë të shikojmë ditën e hënë.
Nderkohë edhe në njesitë e tjera ke patur demtime:
5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë,
3 banesa në njësinë administrative Ostren,
3 banesa në njësinë administrative Gjoric,
1 banesë në njësinë administrative Shupenzë,
1 banesë në njësinë administrative Bulqizë,
1 banesë në njësinë administrative Zerqan.