Berisha mbështet protestën e qytetarëve të Krujës: I helmoi narkoshteti me ujësjellësin elektoral

Ish-Kryeministri Berisha mbështet qytetarët e Krujës, të cilët sot protestuan përpara Bashkisë, pas helmimit të mbi 600 qytetarëve nga uji i pijshëm.

Berisha shkruan në Facebook, se qytetarët u helmuan nga narkoshteti dhe ujësjellësi elektoral.

Postimi i ish-Kryeministri Berisha

Qytetaret e Krujes ne proteste ndaj helmimt narkoshtetrror me ujesjellesin elektoral!

Mbeshtetje te plote protestuesve te helmuar nga ujesjellesi elektoral dhe denim i ashper i narkoshtetit qe i helmoi ata me ujesjellesin elektoral shkel e shko qe rrezikoi me helmimin e tij jeten e qindra e qindra qytetarve!

Me dhjetëra qytetarë krutanë janë mbledhur para bashkisë së Krujës për të protestuar për ujin e pijshëm, i cili u bë shkak i helmimit të mbi 600 personave.

Banorët deklarojnë se tubat dhe impianti i ujësjellësit janë tuba nafte të përdorura, të marra në Ballsh dhe janë montuar aty për ujësjellësin e qytetit.

Exit mobile version