Helidon Bushati
Sipas propagandës së rilindjes është bërë për ujësjellësat në këto 8 vite, më shumë se gjithë qeveritë e marra bashkë.
Të vërtetën e tregojnë rubinetat.
Siç doli nga ngjarja dramatike në Krujë, ku qindra banorë u helmuan prej investimit elektoral të përuruar nga vetë Kryeministri.
Të dhënat tregojnë se në 8 vite kemi pasur kthim mbrapa. Në krahasim me 2013;
-Mbulimi infurnizimit me ujë është më i ulët
-Mbulimi i kostos totale dhe operative, më i ulët
-Efiçensa e stafit, më e ulët, edhe pse është rritur numri i të punësuarve kryesisht me militantë, patronazhistë, apo gazetarë të pushtetit
-Ndërkohë që arkëtimet janë rritur, shqiptarëve u janë marrë më shumë para çdo muaj!
-Borxhet e ujësjellesave ndaj OSHEE janë shtuar, janë debitorët më të medhenj!
-Janë investuar rreth 1.2 mld euro në 8 vite dhe rezulatati është ky; nga 11.5 orë furnizim në 2013, në 13.8 orë në 2020.
Miliadra për 2 orë më shumë ujë.
Pra më shumë para të marra nga xhepi i shqiptarëve, më shumë para të hedhura për investime, dhe kriza e ujit është thelluar.
Pyetja është: Ku kanë shkuar miliardat e ujësjellësve në vite?