Vokshi me gratë në Durrës: Nëse shëndeti i gruas nuk është i mirë, e gjithë familja nuk është e shëndetshme

Në kuadër të muajit të “Tetorit rozë” kryetaret e LDGSH qarkut Durrës do zhvilluan një aktivitet për sensibilizimin e grave dhe vajzave për të identifikuar në kohë dhe për të parandaluar kancerin e gjirit.
Në aktivitet morën pjesë Albana Vokshi, Kryetare e LDGSH dhe deputetet e PD të qarkut Durrës, Merita Bakiu dhe Andia Ulliri.

#LDGSH në fushatë sensibilizimi për luftën ndaj kancerit të gjirit, një sëmundje që po merr cdo ditë përmasat e një pandemie.
Për LDGSH, familja është e para!
Secila nga ne ka një rol për të luajtur në këtë drejtim, jo një ditë, as një muaj por 365 ditë të vitit.

Së bashku me koleget deputete Merita Bakiu – Faqja Zyrtare dhe Andia Ulliri në aktivitetin e organizuar nga #LDGDurrës.
Falenderim zemre për Sabrien, doktoreshë Edën dhe Andian që ndanë me ne hitoritë prekëse personale apo të të njohurve.

Nëse shëndeti i gruas nuk është i mirë, e gjithë familja nuk është e shëndetshme, fëmijët nuk mund të rriten të shëndetshëm, shoqëria nuk është e shëndetshme.

Në Shqipëri rastet e kancerit të gjirit rriten cdo vit. 719 raste ne 2019, 920 raste në vitin 2020 nga keto 1/3 humbin jetën.

Vetëm 6 kabinete kimioterapie nuk janë mjaftueshëm.
Mjekimi mbetet i centralizuar në QSUT.

Shpenzimet ditore të një pacienteje dhe jjë familjari për të ardhur në Tiranë (transport, ushqim, fjetje, ilace) shkojnë rreth 200 mijë lekë, ose gati gjysma e pagës mesatare, ose 80% e pagës minimale. Familjet në ndihmë ekonomike i luten Zotit t’i shpëtojë.

Mamografia e lëvizshme bën numur të kufizuar mamografish në një ditë.
Pergjigjet kthehen me shumë vonesë ose nuk kthehen fare.
Shteti nuk mbështet asnjë grua ghatë kurimit ose pas kurimit me nevojat imediate të grave: as seanca fizioterapie, as paruke, asgjë.

Do të kërkoj në Komisionin e Shëndetësisë mbështetjen e nevojshme për cdo grua që kalon në kalvarin e mundimshëm të kurimit të kancerit të gjirit.
#njëkontrollshpëtonjetë
#njëmamografishpëtonjetë
Nëse sëmundja kapet në fazën e parë, në kohën e duhur, kjo sëmundje mund të kurohet.
Kanceri nuk bashkëpunon.

Qeveria nuk punon.
Kjo është arësyeja që edhe sot LDGDH po bën atë që Qeveria ka kohë që nuk po e bën, sensibilizimin e grave e vajzave për ruajtjen e shëndetit të tyre.
Shëndeti i gruas nuk është statistikë, as një foto me ngjyra, dhe dështimin nuk e mbulojnë dot me numrat e grave Ministre apo deputete.
Parandalimi shpëton jetë të shtrenjta!

Bëni kontrollet, testet dhe mamografitë në kohën e duhur!
Duajeni jetën!
#LDGSH #LDGDurrës #TetoriRozë #Parandalim #kancerigjirit #duajenijetën
Ledja Shtufi
Besa Cani
Dorilda Mara
Ajshe Gashi
Blerina Shahini

1 32

Exit mobile version