Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga “Foltorja” në Kamëz se, ashtu si 30 vite më parë urgani popullor do të përballet sërish me diktaturën për ta rrëzuar atë.
Ai tha se, këtë herë urgani do të përballet me diktaturën e narkoshtetit për të ringritur edhe njëherë Shqipërinë.
“Ne jemi në një mision të ri, në një mision të madh. Foltorja e juaj, është shndërruar në uraganin e shpresave të shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë në 30 vite si këtë kohë nuk ka vërshuar një gëzim optimizëm dhe shpresë e madhe në ytetet fhe fshatrat e shqipërisë nga 91 e deri tani. Atëherë uragani i shpresës u përball me diktaturën dhe e përmbysi, këtë uragani i shpresës do të përballet dhëmb për dhëmb me narkoshtetin, diktaturën e narkoshtetit dhe do ta përmbysë atë. Do ta ringrejë edhe njëherë Shqipërinë në këmbë.
Foltorja pra është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit, kurse ju, demokratë dhe demokratet e Kamzës dhe mbarë Shqipërisë jeni misionarët e saj të sigurtë në fitoren e ardhshme të PD. Ne qëndrojmë mfuqishëm prapa një kauzë e cila është kauza themelore e lirisë, është kauza e lirisë, e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet.
Është kauza e qytetarëve që e kuptojnë dhe besojnë se pa plkuralizëm politik nuk ka liri, liria është shkretëtirë e vdeurështë kauza e burrave dhe gravbe që jetojnë me djersën e ballit të yre që jetojnë të lirë dhe që besojnë se Shqipërinë mund ta ngrenë në lartësinë e ëndrrave të tyre por si njerëz të lirë, me dinjitet, si shoqëri sovrane e cila lufton për liritë e individit, për familjen dhe shenjtrëinë e saj, vendin dhe interesin kombëtar, për pronën dhe të gjitha të drejtat e njeriut. Misioni juaj është rikthimi i PD në vlerat konsveratore”, u shpreh Berisha.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka çuar në Parlament një ligj që de facto nxit trafikimin e fëmijëve.
“Ne i besojmë familjes si themelimin e të gjitha themeleve të shoqërisë. Edvin Kristaq Rama futi në shkollë platformën e numëremërimit të prindërve sikur të ishte matrikullim vetem e vetëm për të shuar shenjtërinë e familjes tonë. Dhe tani ka çuar në parlament ligjin për t’i hapur rrugën trafikimit të fëmijëve, nëpërmjet adaptimit. Nuk kam asgjë kundër adaptimeve, mbështets dhe nderoj ata prindër që adaptojnë fëmijë, por t’i besosh fëmijën atij që është krejt i vetëm në kushtet kur je shtet narkotrafiqesh e bën atë vetëm për t’i bërë ato objekt trafikimi.
Sot fëmijët shqiptarë janë fëmijët me të dëmtuar dhe më mjeruar të Europës, save dhe children ka publikuar studimin e fundit se fëmijët në Shqipëri janë dy herë më të kërcënuar se fëmijët në Kosovë. Ku tregon se fëmijët e Shqipërisë zënë vendin e parë në rrugët e EUropës si fëmijë të trafikuar. Ky do të miratojë ligjin, de facto të trafikimit të fëmijëve”, tha Berisha.
Berisha tha se, borxhi në Shqipëri po arrin 100%, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrat se vjedhin miliardat që merren borxh, ndërsa pasojat do t’i vuajnë qytetarët shqiptarë.
“Me borxhet që ka marrë e ka shndërruar Shqipërinë në një flluskë, në një shtëpi çatie e cila mund të bjerë dhe mund të na zërë brenda. E kemi dorëzuar në shtator 2013 me një borxh 62.6%, e morëm me 58.4%. POr me rritje 4% të borxhit ia dolëm të dyfishojmë rrogat, pensionet, ndërtuam nga Vermoshi në Konispol, Hani i Hotit e Kakavijë 11300 km rrugë, tunele, ura, 1300 shkolla e kopshte, 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza, ujësjellësa e kanalizime dhe borxhi u rrit 4.3%. Sot, vetëm nga 2019 në 2020, borxhi u rrit 7%.
Nga 2013 borxhi po i afrohet 100%. Me faturën e fundit 720 mln euro, çdo qyhtetar shqiptarë do të detyrohet të paguajë taksa të paktën 1200 euro shtesë. Ku shkuan këto miliarda euro që u morën borxh? U ndërtuan rrugë? 34 rrugë uutostradë janë ndëruar dhe ato gjysma kanë qenë të përfunduara para 2013. Çfarë u ndërtua në Kamëz, Paskuqan, kudo në Shqipëri? Paratë u vodhën nga një lukuni e papërmbajtur hajdutësh të pamëshirë të cilët varfërojnë dhe mjerojmë çdo ditë shqiptarët ndaj dhe në misionin tonë për t’i dhënë Shqipërisë opozitën e vërtetë që ndeshet me këta hajdutë dhe u tregon vendin një minutë e më parë, kjo është PD që do të dalë nga ky proces”, u shpreh Berisha.