Denoncimi, Bushati: 5 miliardë lekë më shumë për një lot, qoka e re e Unazës?!

Nga Helidon BUSHATI

Eshtë zbuluar sot në media, se për lotin e parë të Unazës së Madhe, janë shtuar papritur 5 miliardë lekë.

Asnjë shpjegim përse në mënyrë tê beftë, u dhanë edhe rreth 5 milionë euro për një punë tashmë të prokuruar një herë.

Çfarë ndodhi vallë, cilat rrethana ndryshuan për një shtesë në buxhet në këto përmasa?

Dyshimet e arsyeshme janë se kjo ka të bëjë me orekset në rritje të rilindjes për të përfituar sa më shumë nga pushteti.

Autoritetet, Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH janë nën akuzë para këtyre të dhënave.

Duhet transparencë dhe e menjëhershme.

Nëse nuk ka një ndryshim projekti për arsye madhore, cdokush me të drejtë mendon se 5 miliardë të shtuara janë paja e një qoke të re, në aferat e vjetra me Unazën e Madhe të Tiranës.

ARRSH duhet te përgjigjet nëse anullimi i pare i ketij loti eshte bere me qëllim për ta fituar oligarku që duhej ta fitonte që herën e parë por që për arsye teknike nuk arriti.

unaza

Exit mobile version