Xhemal Gjunkshi nxjerr videon: Qindra qytetarë bllokohen në rrugën e Arbrit nga një breshër
Bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit krijon kaos dhe pasiguri
Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment I rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.
Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).
Kjo është Qeveria e Show-ve e reklamave dhe tamtameve.
Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit.
#Kohapërveprim