Si do jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër”/Basha: Do jemi partia më e pastër në Shqipëri, duke mos lejuar në rradhët tona dhe në ekipet drejtuese, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare.

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga delegatët e partisë, të cilët kanë mbushur Pallatin e Kongreseve.

f22c4345 50f3 4540 8278 14e9c89d9b45 1

Në nisje të fjalës së tij kreu i PD, Basha theksoi se si do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër. “Zgjedhim të ardhmen është moto e kuvendit të 18 dhjetori, nuk është një slogan, por një qëdnrim politik ku ftohen sot përfaqësuesit e zgjedhur legjitimë të kuvëndit. Para se të vendosim në këtë Kuvend dua tu them shqiptarëve se thelbi i asaj që do zgjedhim sot do jetë përcaktues për Shqipërinë e së nesërmes.”

Kreu i PD u shpreh se nuk do të lejohen në stukturat drejtuese të PD njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme të shqiptarëve, që ka qenë diktatura komuniste si dhe paralajmëroi se nuk do të lejojë në parti njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë e devijime populiste.

”Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, devijime populiste dhe nacionalizma të verbër që synojnë destabilizim të rajonit dhe krijojnë pasiguri për të ardhmen e Shqipërisë. PD duhet të jetë garancia e shqiptarve që do të jetojnë në një vend me sytë mendjen dhe trupin në Perëndim.”

Kreu i PD Basha deklaroi  se konflikti i Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka kushtuar PD-së.

“Sot, konflikti që Sali Berisha ka pasur dhe po thellon dita ditës më shumë është i shpërfaqur në sytë e të gjithëve dhe nuk ka asnjë dilemë. Nuk ka më asnjë dyshim se e gjitha kjo na ka kushtuar shumë. I ka kushtuar shumë Partisë Demokratike dhe çdo anëtari dhe votuesi të saj.

Ai theksoi më tej se ” nga sot, heqim çdo paqartësi lidhur me aleancën me SHBA”.
Ndaj sot është dita, në këtë kuvend, që ne të ndahemi qartësisht nga kjo fazë e cila na ka kushtuar shumë, na ka rraskapitur, na ka lënë jashtë aksesit të pushtetit, na ka lënë jashtë institucioneve, ka ulur ndjeshëm shanset për të ardhur në pushtet, ka ulur ndjeshëm shanset për të realizuar projektet tona për zhvillimin e Shqipërisë dhe demokracisë Shqiptare. Unë dua të shpall sot vullnetin tim, si kryetari i Partisë Demokratike, për mbylljen e këtij kapitulli të gjatë konfliktimi me partnerët tanë strategjikë. Partneriteti i plotë dhe pa dilema me SHBA, partnerin tonë strategjik që ishte në krahun tonë në betejën për përmbysjen e komunizmit dhe fitores së forcave demokratike, dhe mezi pret të jetë me ne deri në fitoren e ardhshme të PD në krye të qeverisjes së vendit, është në themel të PD-së, është në kodin gjenetik të PD.”

 

 

Exit mobile version