Kreu i PD, Basha pas dëshmisë në Prokurori: Të vendosen para përgjegjësisë organizatorët e dhunës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbaruar dhënien e dëshmisë në prokurorinë e Tiranës. Në një deklaratë për mediat kryedemokrati  bëri me dije se i kërkoi organit të akuzës vendosjen përpara përgjegjësisë të organizatorëve dhe ushtruesve të dhunës gjatë sulmit ndaj PD-së.

“Kërkoj zbardhjen dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të organizatorëve të dhunës, u them demokratëve që nuk do biem në këtë kurth ku dhe Sali Berisha është kthyer në një aleat të kundërshtarëve të Partisë Demokratike.

Në një kohë kur kjo prokurori do të duhet të gëlonte nga të arrestuarit e aferës së inceneratorëve, Sali Berisha me retorikën e dhunës është përpjekur ta pengojë këtë. Sali Berisha nuk ia ka dalë të imponohet përmes dhunës, demokratët kanë treguar se nuk mund të përdoren për interesat e një personi të vetëm.

Partia Demokratike është gati për t’i dhënë fund tranzicionit 30-vjeçar, kështu duhet ta shikoni dhe 8 janarin, si një përpjekje e pak njerëzve për të mbajtur peng Shqipërinë”

Exit mobile version