PD nxjerr pamje të tjera: Partnerët në krimin e Berishës shpërndajnë përditë mashtrime për të mbuluar dhunën

Partia Demokratike në një postim shkruan se partnerët në krimin e Sali Berishës po përpiqen të shpërndajnë përditë më shumë gënjeshtra dhe mashtrime për të mbuluar dhunën kundër PD.

Pasi dështuan sepse demokratët i kanë braktisur, ata tani duan të mbulojnë sadopak sulmin kundër demokratëve në 8 janar. Albana Vokshi gënjen: gjithë bota e pa sesi për të fshehur kriminelët para dhunimit të PD, ata nxorën jashtë përdorimit kamerat që ishin instaluar në ambjentet e brendshme dhe të jashtme të selisë.

Çdo demokrat e çdo shqiptar pa në 8 janar se Sali Berisha ishte gati të sakrifikojë dhe jetën e tyre për hallin e tij. PD është e demokratëve, nuk është më e një njeriu “non grata” për korrupsion. Ai është tashmë vetëm një e shkuar e dhunshme dhe e keqe!

NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN

Exit mobile version