30 vite më parë Ukraina shpallte pavarësinë e saj. Si ka shkuar?

Në vitin 1991 tre shpresa të mëdha dominuan zgjedhjen e Ukrainës: demokratizimi, merkatizimi dhe europeizimi. Mikhail Minakov, Senior Fellow i Kennan Institute dhe drejtor i Kennan Focus Ukraine and Ideology and Politics Journal, analizon se çfarë ka ndodhur në këto 30 vite.

Rreth 30 vite më parë ka filluar faza finale e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Grushti i shtetit i konservatorëve sovjetikë nuk ka arritur të marrë kontrollin e qeverisë brenda 21 gushtit 1991, por ka arritur të shkatërrojë procesin e firmosjes së traktatit të ri të Bashkimit. Pavarësisht se shumica e qytetarëve sovjetikë ka shprehur mbështetje ndaj ”Bashkimit të rinovuar” në marsin e 1991 (me 71% të atyre që jetojnë në Ukrainë), qeveritë republikane sovjetike kanë nisur përgatitjet për shpërbërjen qysh nga fundi i gushtit 1991.

Shpërbërja u udhëhoq nga aspirata shumë të ndryshme të elitave republikane. Disa donin të garantonin një pozicion më të mirë përpara negociatave për traktatin e ri të Bashkimit; të tjerë kërkonin të ruanin dominimin e tyre duke i distancuar nga Moska tejet liberale e Jelcinit dhe të tjerë akoma shikonin një mundësi për të krijuar një shtet kombëtar të pavarur. Këto aspirata mund të shikohen në tekstet e deklaratave të pavarësisë që u miratuan nga këshillat supreme republikane pas fitores së Jelcinit ndaj grushtit të shtetit. Deklarata e pavarësisë ukrainase, e miratuar më 24 gusht të vitit 1991, është shembulli i një kompromisi të tillë.

Por hapat praktike e shpërbërjes dhe e krijimit të një shteti të ri – një proces kreativo – destruktiv – qenë më të dukshme në dekomunistizimin e periudhës 1991 – 1992. Midis fundit të gushtit dhe dhjetorit të 1991, në Ukrainë u shpërbë Partia Komuniste e Ukrainës, pronësitë e saj u shtetëzuan, KGB u shpall e jashtëligjshme, ndërsa pluralizmi i partive dhe i ideologjive u vendos dhe të gjithë individëve që jetonin në territorin e republikës ju dha shtetësia e një shteti emergjent të pavarur.

Në ndryshim nga shumë republika të tjera sovjetike, këto hapa penguan shpërthimin e një lufte civile: nacional – komunistët dhe nacional – demokratët ukrainas kishin një konsensus lidhur me krijimin e shtetit të ri dhe nuk kishte forca politike që e vinin në diskutim. Vendimi i elitave u mbështet nga referendumi i 1 dhjetorit 1991.

Tani, 30 vite më pas, nuk është e lehtë të gjenden kritere të përshtatshme për të vlerësuar atë që u ka ndodhur ukrainasve gjatë kësaj periudhe. Ka mundësi, ja vlen barra qiranë të krahasohet ajo çka kemi sot me shpresat e atyre që kanë themeluar në shtet të ri në vitin 1991.

Këto shpresa nuk janë një pikë referimi absolute. 1991 ka qenë një vit me përmasa historike – një ndryshim i thellë i jetës kulturore, sociale, politike dhe ekonomike e shumë popujve që jetojnë në Europën Lindore dhe në Eurazinë Veriore. Ndryshimi është udhëhequr nga shpresa përmirësimi, që qenë njëlloj të ndara nga ekspertë dhe qytetarë, nga vëzhgues të jashtëm dhe nga njerëz që jetonin brenda ngjarjes transformuese.

Një shembull i këtij wishful thinking qe një raport i famshëm i komisionuar nga Deutsche Bank një grupi ekspertësh të drejtuar nga Jürgen Corbet për të vlerësuar perspektivat e zhvillimit ekonomik të republikave sovjetike në vitin 1990. Autorët e raportit shprehnin një miks vizioni vërtet profetik dhe verbërie lidhur me atë që po vinte në të ardhmen paskomuniste: parashikonin shpërbërjen e afërt e Bashkimit Sovjetik (fq. 5), por nuk arritën të parashikojnë se Ukraina do të përjetonte tranzicionin ekonomik me sukses të madh dhe do të “arrinte nivelin e standardeve ekonomike dhe kulturore të Europës Perëndimore” (fq. 7). Konkluzionet e këtij raporti u përdorën gjerësisht në fushatën e grupve propavarësi ukrainase në vitin 1991 dhe qenë në unison me aspiratat e ukrainasve të vonshëm sovjetike lidhur me të ardhmen e mundur.

Kjë përzierje shpresash në vitin 1991 mund të ndahet në tri gjurmë kryesore të transformimit paskomunist: demokratizim, merkatizim dhe europeizim. Për pasojë, propozoj të vlerësohet përvjetori i 30-të i pavarësisë së Ukrainasë nëpërmjet këtyre gjurmëve.

Demokratizim

Demokratizimi passovjetik implikonte krijimin e një shteti kombëtar, pluralizmin ideologjik, lirinë e grumbullimit e të shtypit, një sistem multipartiak, një sistem elektoral të lirë e të barabartë dhe një shoqëri civile të fortë. Tridhjetë viete demokratizimi kanë pasur ulje ngritje të këtij rrugëtimi, por mund të jesh i sigurtë se Ukraina ekziston si shtet i pavarur e sovran plotësisht i njohur. Ama sovraniteti i Ukrainës është dëmtuar nga aneksimi ilegal i Krimesë, nga ekzistenca e vazhdueshme e komuniteteve/territoreve jo të kontrolluara të Donbasit Lindor dhe nga konflikti ushtarak në zhvillim në Donbas.

Ukraina është një prej sistemeve politike më të lira midis shteteve passovjetike, por as sipas raporteve të Freedom House, as sipas të dhënave të Varieties of Democracy Ukraina mund të konsiderohet një demokraci me titull të plotë. Politika ukrainase është lëkundur midis rendeve politike hibride pakashumë të lira, me periudha më të mira për demokracinë liberale në gjysmën e parë e viteve ’90 dhe në periudhën 2005 – 2009.

Zhvillimi politik i çrregullt ka provokuar dy kriza të thella politike – “revolucionin portokalli” të 2004 dhe Euromaidanin e 2013 — që e ka vënë Ukrainën në rrezikun e ekzistencës së saj si vend unitar. Pavarësisht historisl bibrante të lirisë së shprehjes e të debatit në dekadat e fundit, këtë vit ukrainasit kaë parë edhe hapa shqetësuse autoritarizmi kundër një historie të tillë. Kështu, rruga e demokratizimit nuk kanjë bilanc univok: liria dhe e kundërta e saj përkojnë në transformimin e vazhdueshëm politik të Ukrainës. Dyshoj se ëndërra e baballarëve dhe e nënave themeluese të shtetit ukrainas të lirë dhe e një shoqërie ukrianase të hapur tashmë është realizuar.

Merkatizim

Zhvillimi ekonomik passovjetik u Ukrainës është udhëhequr nga objektivaz e transformimit drejt një ekonomie tregu të lirë dhe shoqërie të mirëqenies. Në arritjen e këtyre objektivave, i kemi mbijetuar rënies së madhe ekonomike të fillimviteve ’90, rritjes ekonomike të periudhës 2002 – 2007 dhe stanjacionit të paqëndrueshëm në pjesën tjetër të viteve. Procesi i privatizimit ka qenë i shpejtë në vitet e para passovjetike, por në vijim është vënë në gjendje pauze nga oligarkët e sapolindur.

Ashtu si në vendet e tjera passovjetike, ukrainasve u është dashur që rishpikin pasuri dhe varfëri, gjë që ka krijuar një terren ekonomik për një politikë të paqëndrueshme dhe dominimin e oligarkëve. Merkatizimi, ëndërra e vitit 1991, nouk është realizuar plotësisht dhe vazhdon akoma: vetëm vitin e kaluar më së fundi Ukraina ka lançuar tregun energjitik dhe tregun e trojeve bujqësore të saj. Dhe liria ekonomike – njëlloj si liria politike — është lëkundur midis dy ekstremeve. Vonesa e e reformave ekonomike, dominimi i oligarkëve dhe lufta në zhvillim e mbajnë Ukrainën ndër vendet më të varfëra të Europës. Lidhur me këtë, ëndërrimtarët e vitit 1991 me siguri që të ishin të zhgënjyer nga rezultatet e zhvillimit ekonomik të Ukrainës.

Europeizim

Së fundi, rrugëtimi i europeizimit ka sjellë edhe shumë surpriza. Ëndërra e europianëve të Lindjes e të Perëndimit për të krijuar një rajon kulturalisht dhe socialisht të bashkuar paqeje e e bashkëpunimi në periudhën 1989 – 1991 ka qenë një moticacion i fortë për transformimin paskomunist. Fatkeqësisht, kjo ëndërr nuk është bërë kurrë realitet: sot Europa është një rajon gjeopolitikisht i përçarë me një numër në rritje konfliktesh dhe antagonizmash.

Në ndryshim nga fqinjë e saj të Europës Qendrore e të Balltikut, Ukraina nuk ka aderuar kurrë në integrimin europian. Politika e jashtme multivektoriale ka qenë më influente në periudhën 1991 – 2004 dhe në atë 2010 – 2014, ndërsa politika e jashtme e orientuar nga Europa (dhe nga Shtetet e Bashkuara) ka qenë dominuese (por edhe haptazi dominuese) në periudhën 2005 – 2009 dhe pas vitit 2014. Ukraina ka arritur ta sigurojë asociimin me Bashkimin Europian brenda vitit 2017, që është bërë një kornizë për disa reforma pasEuromaidan.

Sot politikanët ukrainas janë në dialog konstant me kolgët e tyre të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Lidhjet ekonomike Bashkim Europian – Ukrainë po forcohen. Siguria e Ukrainës është tani një faktor i rëndësishëm i sigurisë së Bashkimit Europian, miliona emigrantë ukrainas janë tani pjesë e shoqërive europiane, ndërsa remitancat e tyre e mbështesin jashtëzakonisht shumë ekonominë ukrainase. Fatkeqësisht, integrimi i mëtejshëm me Bashkimin Europian kufizohet nga pengesat me faktorët politikë dhe socioekonomikë të Ukrainës dhe të Bashkimit Europian.

Ndërsa europeizimi – në formën e bashkëpunimit dhe integrimit me Bashkimin Europian – mbetet një gurthemeli i rëndësishëm për Ukrainën, ekzistojnë prioritete të tjera zhvillimi që mund ta kufizojnë apo deri ta kundërshtojnë. Praktikisht, Ukraina ka ecur shumë përpara në bërjen pjesë e axhendës politike, ekonomike dhe të sigurisë europiane, e megjithatë nuk jam krejtësisht i sigurtë se format e europeizimit të Ukrainas u korrespondojnë qëllimeve të ëndërrimtarëve të vitit 1991.

2021 nuk është fundi i historisë së Ukrainës së pavarur. Shpresoj që në të ardhmen ukrainasit do të shohin më shumë paqe, liri dhe begati. Megjithatë kjo shpresë hyn në konflikt me faktin e asaj që ka ndodhur me shpresat e baballarëve dhe nënave themeluese të Ukrainës.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Exit mobile version