38-vjeçari i vë zjarrin vetes në Elbasan pse nuk u punësua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Një 38-vjeçar i ka vënë zjarrin vetes me benzinë në lagjen “28 Nëntori” të qytetit, afër Kryqëzimit të Luleve, në anë të rrugës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë. 38-vjeçari Elton Hodo, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri”, u dërgua me ambulancë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për një trajtim më të specializuar, ai u dërgua në Tiranë, por ndërroi jetë gjatë rrugës.
Bëhet e ditur se, Elton Hodo kishte qenë emigrant në Greqi për disa vite, por kishte kaluar në depresion. Pasi u kthye në vendlindje, kishte kërkuar vazhdimisht punë, por nuk kishte mundur të gjente. 38-vjeçari mësohet se jetonte i vetëm, pasi familjarët e tij jetojnë në emigracion.
I gjendur në këto kushte, mesditën e djeshme ai ka blerë 10 litra benzinë në një karburant, dhe më pas i vuri flakën vetes. Plagët e marra kanë qenë të konsiderueshme, dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte. Mosgjetja e një pune për të mbijetuar e ka shtyrë drejt aktit të rëndë 38-vjeçarin për t’u vetëdjegur me benzinë.

Exit mobile version