Shqiptari kapet në Itali 500 mijë euro kokainë e heroinë

Do të kishte fituar të paktën 500 mijë euro, pasi të shitej në treg me pakicë lënda narkotike e kapur dje në mëngjes në Olbia të Italisë. Lënda narkotike iu sekuestrua një 52-vjeçari shqiptar, i njohur për organet e policisë. Karabinierët ngritën dyshimet, pasi shqiptari ishte duke u kthyer nga një udhëtim në gadishull nga Korsika.
Kjo u pasua nga një kërkim i kujdesshëm i makinës, duke sekuestruar 1.5 kg heroinë, e ndarë në tri pako, ndërsa në shtëpi, shqiptarit Ramaza Malo iu sekuestruan edhe 1.2 kg kokainë. Shqiptari është arrestuar dhe është transferuar në burgun e Sassarit në Bancali.

Exit mobile version