42 nëpunës të administratës të dënuar për korrupsion

42 zyrtarë publikë janë dënuar dy vitet e fundit në kryeqytet për veprën e korrupsionit aktiv. TV SCAN ka zbardhur të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, sipas së cilës, në total gjatë periudhës 2015-2016 janë hetuar 43 raste korrupsioni. Numri i hetimeve dhe procedimeve mbetet gjithsesi shumë i ulët krahasuar me rastet e dërguara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit apo institucione të tjera. Ndërkaq, në total gjatë dy viteve të fundit, Prokuroritë në vend kanë hetuar në total 105 raste funksionarësh publikë të dyshuar për korrupsion aktiv. Në vitin 2013, Prokuroria ka hetuar 15 zyrtarë të dyshuar për korrupsion aktiv, ndërkohë që në vitet 2011 dhe 2012, numri i rasteve të hetuara është përkatësisht 5 dhe 2. Numrin më të madh të procedimeve për këtë vepër, të paktën për vitin e shkuar, e kanë regjistruar Tirana e Shkodra, me respektivisht 15% dhe 13% të totalit. Më pak hetime kanë ndërmarrë prokuroritë e Durrësit e Vlorës, të cilat numërojnë nga 9% të totalit.

Artikulli paraprakKallëzohet në Prokurori ish-drejtori i ALUIZNI-t dhe 2 ish-zyrtarë
Artikulli tjetërBoçi: Parlamenti mori fund me emërimin e kryeprokurorit të Ramës