50 milionë mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën

Nga Edlira Devolli Leka

Është titulli i një artikulli nga z.Artur Zheji, ku i referohet zbulimeve dhe investigimeve të BIRN. Kush është njohur me këtë investigim e ka të qartë pse gjithë vëmendja politike dhe mediatike vazhdon të jetë e drejtuar për sulm ndaj Lulzim Bashës.

Beteja më shumë se kundër Bashës është beteja e establishmentit politik, që u përcaktua, kur sistemi komunist po jepte shpirt, ta merrte peng demokracinë.
Po të shohim me vëmendje, të gjithë emra janë të fillim viteve nëntëdhjetë, të cilët riciklojnë njëri tjetrin në rrotacione, brenda një tranzicioni mbytës që nuk i duket fundi.

Lufta kundër Bashës është barriera më e sigurt për të penguar ndryshimin e pushtetit. Berishën e kanë ngjitur në tavan, Iliri e Monika numërojnë ditët para ndëshkimit. Liderat e partizave politike, që kanë “thithur” deri më tani te dy partitë e mëdha, kanë zero shanse të bëhen kryeministra, se deri në poste ministri janë bërë ndër vite, përfshirë dhe Nardin që rri poshtë papafingos së doktor non gratës.

PD zyrtare, dhe pse sot e dobësuar, e rrudhur, e sulmuar, mbetet e vetmja mundësi.

Ka vetëm një rrugë të sigurt për të mos e lejuar PD drejt pushtetit. I goditet lideri, shahet, akuzohet, damkoset me lloj lloj epitetesh.
Një parti që ja “ekzekutojnë” ç’do ditë publikisht liderin vihet në vështirësi të mëdha, i rrezikohet ose i ndalohet fitorja siç ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Kjo është e vetmja mënyrë për të mos e lëshuar pushtetin jashtë duarve të establishmentit të fillim viteve nëntëdhjetë. Nuk ka rëndësi kush është në pushtet, mjafton të jetë njëri prej tyre, vetëm PD dhe Basha jo.

Exit mobile version