Skuadrat më të rëndësishme europiane këtë vit po i bëjnë blerjet e tyre të reja më shpejt se vitet e kaluara dhe në axhendën e tyre ka ende tratativa që janë në zhvillim e sipër. Deri tani këto klube kanë shpenzuar 550.6 milionë euro për blerje, ndërkohë që kanë arkëtuar nga shitjet e lojtarëve 245.95 milionë euro.
Spanjë
Barcelona investoi 44.75 milionë euro për blerjen e mbrojtësve francezë, Umtiti e Dinje, ndërkohë që mundësoi edhe kthimin e Denis Suarez. Në anën tjetër janë larguar Dani Alvesh dhe Marc Bartra, por përfitimet e katalanasve kapin vetëm vlerën e 8 milionë eurove.
Reali i Madridit deri tani ka shpenzuar vetëm 30 milionë euro për riblerjen e Moratës, ndërkohë që ka larguar Cheryshev, Medran e Maskarel.
Atletiko Madrid bëri 3 blerje të reja, Gaitan, Vrsaljko dhe Diogo Xhota për një vlerë të përgjithshme 48.2 milionë euro. Në anën tjetër, “los colchoneros” kanë siguruar 6.5 milionë euro nga shitja e Baptistaos dhe Gilavogit.
Gjermani
Bajerni u përforcua me Hummels e Renato Sanches, ndërkohë që nuk ka bërë ende asnjë shitje.
Në këtë pikë skuadra që ka përfituar më shumë është Borusia e Dortmundit falë shitjeve të Mkitarian, Hummels dhe Gundoan për një vlerë totale prej 107 milionë euro. Me gjysmën e kësaj shifre verdhezinjtë kanë mundur të bëjnë 6 blerje dhe tani janë në bisedime me Bajernin për kthimin e Gëtzes.
Francë
PSG dominon merkaton, por lëvizjet e kësaj skuadre këtë radhë nuk janë shumë të tepruara. Këtë verë siguroi Ben Arfa si dhe Kricovjak nga Sevija.
Itali
Juventus siguroi të ardhura nga largimi i Moratës për të cilin kërkon zëvendësuesin ideal, ndërkohë që shpenzoi 32 milionë euro për blerjen e Miralem Pjanic nga Roma dhe 23 milionë për Marko Pjaca.
Angli
Manchester United është mbreti i merkatos. Mori Ibrahimoviç me parametra zero, por shpenzoi për blerjen e Bajli dhe Mklitarian plot 80 milionë euro.
Në krahun tjetër, rivalët e Manchester City investuan për Gundoan, Noliton dhe të riun Zinchenko.
Ndrsa Chelsea shpenzoi 74.8 milionë euro për Batshaui dhe Kante.