‘8 Janari’ ,Gazment Bardhi në Prokurori: Kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka përfunduar dëshminë e tij para prokurorëve Elio Mazreku dhe Elisabeta Imeraj ku ka dhënë shpjegime për atë që ka ndodhur brenda PD-së me 8 Janar.

Pasi dëshmoi për 3 orë, Bardhi u shpreh se ka vijuar bashkëpunimi me prokurorinë dhe se kërkon të vihen para drejtësisë autorët.

”Sot kam dhënë shpjegime për cdo çështje. Duke nisur me momentin që protestuesit mësynë në selinë e PD, kontaktin me policinë dhe atë çfarë ka ndodhur në katin e dytë të selisë së PD. Kam kërkuar vënien para përgjegjësisë të një grushti njerëz me në krye të Berishës sulmuan selinë. Sali Berisha ka marrë autorësinë, bashkë me të edhe një pjesë të individëve të përfshirë në këtë krim. Unë pres nga prokuroria të vendosë para përgjegjësisë penale autorët e atij krimi të paprecedentë. Kam informuar dhe sot zyrtarisht prokurorinë e Tiranës se kam kontaktuar Policinë e Shtetit në numrin e kontaktit të vendosur prej tyre në orën 12:27 minuta. Ka pasur një komunikimi të vazhdueshëm dhe kam telefonuar 7 herë drejtuesit e policisë dhe kanë ardhur mbi 40 minuta vonesë. Kam dhënë dhe shpjegime dhe për lëndën që u hodh në seli dhe që e vetmja lëndë rrethanore kanë qenë fikset e zjarrit”, tha Bardhi.

Exit mobile version