90 vetëvrasje në një vit/ Shifra më e lartë ishte gjatë vitit të pandemisë dhe karantinës

Shpesh flitet për jetët e humbura nga aksidentet rrugore apo nga ngjarjet kriminale por një problem social janë edhe vetëvrasjet.

Vetëm gjatë këtij viti në vendin tonë janë shënuar rreth 90 raste. Në të njëjtin nivel kanë qenë edhe vitin e kaluar, ndërsa përsa i përket viteve të pandemisë numri i tyre ka arritur deri në 156.

“Shoqëria ka hyrë në një izolim social. Izolimi ka krijuar një rritje të individualizmit dhe vetmisë së këtyre individve, të cilët në momentet e para që përballen me probleme sociale, ekonomike, kulturore dhe psikologjike nuk janë mjaftueshëm rezistentë për të luftuar dhe për të ndërtuar strategjitë e mbijetesës. kjo tregon se njeriu përballë problemeve sociale është bërë më i dobët.”- shprehet psikologia Aurela Agalliu.

Edhe më e rëndë vetmia është për moshën e tretë të cilët duke mos e përballuar këtë ndërmarrin aktin ekstrem në forma të ndryshme nga përdorimi i armëve të zjarrit, mbytjet dhe hedhjet nga lartësitë.

Ndërsa adoleshentët dhe të rinjtë bien në depresion kryesisht për shkak se ndihen të parealizuar krahasuar me modelet që shohin në rrjetet sociale.

“Është një situatë alerti. nevojitet që vetë shoqëria të ketë një ristrukturim dhe një qasje tjetër të edukimit të këtij brezi qofte edhe me tema ndërgjegjësuese në lidhje me vetëvrasjet, për shkak të këtyre faktorëve të izolimit social, të mbyllurit në botën virtuale dhe të mos njohurit të realitetit ashtu siç është por të parit nga një telefon apo kompjuter.

Ekspertët theksojnë se puna më e madhe për mirëqenien mendore duhet bërë në familje shkollë dhe institucionet shëndetësore.

Exit mobile version