Ish-ministri i Arsimit, profesor Ethem Ruka ka dhënë një intervistë për Fax News në lidhje me kushte në të cilat ndodhet vendi ynë për shkak të koronavirusit.
Ruka tha se ishte e papritur ajo çfarë ndodhi më 9 Mars kur u zbulua rasti i parë me koronavirus, ndërsa shtoi se duke parë shtrirjën nga kina në Itali, pritej që rreziku ekzistonte.
“Dy ditët e para kemi qenë në gjendje shokuese se si do të përgatiteshim, sepse nuk kishim asnjë plan konktret para se të futej mësimi online, por e morëm veten shpesh falë adaptimit të një platforme që do të ishte shumë fleksibël”.
Ruka ka folur edhe për masat e marra nga ministria e Arsimit si dhe debatin që është hapur sa i përket rikthimit të maturantëve në shkolla për të përmbyllur provimet.
“Në arsimin e mesëm problemi kryesor janë maturat, sepse duhet të zgjedhin shkollat e larta. Vendimi i ministrisë së Arsimit se viti shkollor duhej mbyllur në afatin e duhur përmes mësimit online, ndërsa matura do ftohen që të vazhdojnë pjesën e mësimit në klasa. Kuptohet se grumbullimi është një burim potencial për përhapjen e virusit.
Ministria e arsimit do më shumë ambjente për të ruajtur distancën. Kjo çështja e distancës diskutohet shumë se duhet jetë një metër, dy metër e me radhë. Nga sa kam lexuar ajo distanca 2 metër është vendosur që në vitin 1930, dhe ka mbetur në formën klasike se është e saktë kaq. Nga studimet që kam lexuar kam konstatuar se virusi ka mundësi të përhapet më larg se sa dy metra, përmes pikëzave të vogla.
Nëse ministria respekton një paketë rregullash dhe normash, nuk ka asnjë problem. Besoj se i ka marrë parasysh masat, për ruajtjen e distancave dhe vendosjes së maskave. Mendoj se duhet ta mbyllin maturën për të bërë aplikimet për shkollën e lartë. Nuk mendoj se kanë bërë pushim, ata kanë bërë mësim online.
E shikoj të arsyeshme për ta mbyllur procesin në këtë formë, për shkollat e larta, ne i kemi rezauruar të gjitha proceset e mundshme që të japim mësim njësoj si në auditore. Ata janë përballë kamerave, procesi është i hapur, ne shikojmë se çfarë bëjnë ata. Janë provime individuale online që janë zhvilluar në mënyrë të suksesshme. Kemi marrë të gjitha masat për hartimin e tezave, kemi ndjekur procesin dhe kemi parë se gjithçka është e mundur. Për fat të mirë të tre fakultetet tona kanë funksionuar mirë.
Tek Luarasi viti akademik do të përfundojë në datën e parashikuar, sot jemi në përputhje të plotë me kalendarin. E patëm të vështirë në fillim por e kemi zëvendësuar me ditët e pushimit dhe të festave dhe jemi në koherencë dhe përputhje me programin”.
Profesori është pyetur nga gazetarja e Fax News, Eksiola Shehu se si do të vepronte ai në një situatë të tillë nëse do të ishte sot ministër arsimi.
“Kur kam marrë detyrën e ministrit të arsimit kanë qenë kushte shumë të vështira. U shkatërruan dhe dogjën shkolla dhe universitete, u grabitën. Ka qenë vendimmarrja ,më e vështirë për të filluar vitin shkollor, sot është një situatë tjetër, e krijuar jo nga politika por natyrore dhe bieologjike.
Edhe po të isha sot ministër, nuk besoj se do të kisha një zgjidhje me të mirë se sa ajo që ka bërë sot ministria e Arsimit. Natyrisht që ka gjëra që mund të përmirësohen në shkolla, ashtu siç janë gjetur disa mundësi për të ofruar pajisje teknologjike, dhe duhet bbërë një analizë e kësaj situatë, njeriu duhet të mendojë se disa gjëra mund të përsëritet. Duhet mbështetje sidomos ndaj fëmijëve të familjeve në nevojë që nuk kanë mundësi aksesi në internet dhe pajisje përkatëse”, tha Ruka.