Qeveria shfrytëzoi pandeminë për ta çuar deri në fund shembjen e Teatrit

Gazetarja Jonila Godole përmes një postimi shkruan se shembja e Teatrit Kombëtar rrëzoi edhe maskën e Qeverisë lidhur me Covid-19.

Godole tha se dy muaj kufizime dhe izolim ekstrem në emër të “dashurisë” dhe “kujdesit” ndaj popullit para “armikut të padukshëm” Corona – u bënë zero duke dërguar mijëra forca policie të ndeshen me një grup aktivistësh në Teatrin Kombëtar dhe duke provokuar pastaj mbledhjen e qindra protestuesve në një hapësirë të ngushtë para Galerisë Kombëtare.

Nga Jonila GODOLE

Përmes të tjerash ra edhe maska e qeverisë në lidhje me Covid-19! Dy muaj kufizime dhe izolim ekstrem në emër të “dashurisë” dhe “kujdesit” ndaj popullit para “armikut të padukshëm” Corona – u bënë zero duke dërguar mijëra forca policie të ndeshen me një grup aktivistësh në Teatrin Kombëtar dhe duke provokuar pastaj mbledhjen e qindra protestuesve në një hapësirë të ngushtë para Galerisë Kombëtare.

Ky shqetësim u nda edhe nga ambasadori gjerman Peter Zingraf në reagimin e tij për shembjen e Teatrit gjatë pandemisë “duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas”.

Me anë të këtij akti, qeveria tregoi se gjithë masat e marra dy muajt e fundit kanë qënë thjesht një alibi.

Ato nuk kanë pasur si synim mbrojtjen e shqiptarëve nga virusi, por shfrytëzimin e pandemisë për të çuar deri në fund planin antidemokratik dhe të jashtëligjshëm të shembjes së Teatrit Kombëtar, mundësisht natën, në mënyrë që ditën të kishin kohë për ta qarë!

Artikulli paraprakE turpshme! Arkiva dhe gjithë trashëgimia e Teatrit Kombëtar hidhet në tokë si mal me mbeturina
Artikulli tjetërShëndeti i gjyshërve përmirësohet kur kujdesen për nipërit dhe mbesat