Shtohet presioni ndërkombëtar ndaj Ramës, Raportuesi i PPE: Parlamenti dhe Kryeministri Rama të presin Komisionin e Venecias

Raportuesi i Shqipërisë në PPE, David Lega është shprehur se i bashkohet qëndrimit të Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi në lidhje me çështjen e Kodit Zgjedhor në Shqipëri.

Me një reagim në Titter, Lega i bën thirrje Edi Ramës që të presë mendimin e Komisionit të Venecias

“Jam dakord me Komisionerin Oliver Varhelyi.

Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për mendimin e Komisionit të Venecias, që do të ishte një qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2021”, shkruan David Lega në reagimin e tij.

Artikulli paraprak“Mezi po pres të vijë koronavirusi në Shqipëri”, infektohet me Covid-19 drejtoresha që bëri deklaratën shokuese
Artikulli tjetërZv/kryetari i PPE në Parlamentin Europian: Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias