Rekord votuesish në Tiranë, 23.2 përqind deri në orën 10:00

Dita e sotme ka një rëndësi të madhe për shqiptarët pasi me votën e tyre do të zgjedhin se cilin dëshirojnë që t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Nga të dhënat e KQZ-së deri në orën 10:00 vërehet se ka një rritje të konsiderueshme të qytetarëve që po u drejtohen kutive të votimit, krahasuar me 4 vitet e kaluara.

Në Tiranë qytetarët po shkojnë masivisht në votime. Deri në orën 10:00 në Tiranë kanë votuar 23.2 % e qytetarëve, ndërsa 4 vite më parë shifra ishte 16,91%.

Nga të dhënat e deritanishme, pjesëmarrja më në rritje është edhe në qarkun Korçë, Berat, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Fier.

Ndërsa pjesëmarrje më e ulët se sa në 2017 për këtë fashë orare ka: Kukësi, Gjirokastra, Vlora, Lezhë.

Artikulli paraprakVideo/ Basha mesazh shqiptarëve: Dilni dhe vendosni me votën tuaj për vendin tonë, fëmijët tanë, të ardhmen tonë!
Artikulli tjetërJa si ndalohet një i droguar!