Falë ndërhyrjes së menjëhershme të qytetarëve, ai është neutralizuar dhe ky incident ka përfunduar pa pasoja të rënda. Klodiani nga Tirana, është djali që bëri të mundur qëllimin dhe ndalimin e të riut që ndodhej brenda makinës.
Në një rrëfim për “News 24”, i riu i quajtur Klodian, tha se i riu tjetër me makinë pasi hyri në shesh tentoi të shtypte njerëzit. Ai tha se në atë momente nuk mendoi për veten e tij, por dëshironte vetëm të mbronte jetën e qytetarëve.
“Jemi për diçka tjetër këtu. Jam 22 vjeç, quhem Klodian nga Tirana ndihem mirë që spat lëndime të mëtejshme, spat diçka më të madhe. Erdhi një makinë e aksidentuar në drejtim të njerëzve, m’u duk si akt terrorist. U frikësuam, ai u vërsul drejt turmës së njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam. Ai ndaloi në mes të sheshit, sepse kishte tendat përpara, ktheu makinën, i erdhën disa persona, por nuk e ndalën dot, u vërsul përballë njerëzve. Ai nuk e di ç’po mendonte po mu duke rrezikshme mënyra se si reagova. Jam marrë të gjithë jetën me stërvitjeje. Pasi e neutralizova, ishin qytetarë që e mbajtën dhe hapën dyert, sepse isha ende në xham. Kjo zgjati 1 2 sekonda, ai nuk foli sepse nuk ishte në gjendje pas goditjes që mori”, u shpreh 22-vjeçari”, tha Klodiani.