Shqiptarët po votojnë masivisht, 32% deri në orën 13.00, afron ndryshimi

Zgjedhjet e së dielës kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, që do të jenë të angazhuar në vëzhgimin e tyre. Vëmendja do jetë kudo, por të ashtuquajtura zona të nxehta do tërheqim më shumë syrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për të cilët standardet e zgjedhjeve mbizotërojnë mbi gjithçka.

Zgjedhjet e 25 Prillit do të zhvillohen në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19. E për këtë çdo votues do të duhet të jetë iu pajisur me mjetet mbrojtëse. Ndërkohë që çdo pjesëtar i Qendrave të Votimit apo edhe ata gjatë numërimit, do duhet të jetë i pajisur me këto mjete mbrojtëse.

As në këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk do të mund të votojnë. Votimin e tyre, politika ia la në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ky mbeti vetëm një projekt në letër dhe faji për dështimin mbeti rrugëve.

Ja pjesëmarrja deri në orën 13:00
Ora 13:40- Deri në orën 13:00, pjesëmarrja e votuesve në rang vendi është 31.87%. Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se këto të dhëna janë nxjerrë nga raportimi i 65 Qendrave të Votimit nga 5199 në total. Dibra është qarku me pjesëmarrjen më të lartë deri tani me 36.85%, më pas Tirana me 35.59%, ndërsa qarku i Vlorës me pjesëmarrjen më të ulët deri tani me 22.58%.

Artikulli paraprakJa si ndalohet një i droguar!
Artikulli tjetërNë Tiranë kanë votur 35.6% deri në orën 14.00, një nga tre qarqet me pjesmarrjen më të madhe