Basha takon ambasadorin holandez: Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Holandës, Reinout Vos. Përmes një postimi në Twitter shkruan se, ndau me ambasadorin holandez shqetësimin për shkeljen e çdo standardi në zgjedhje dhe gjithashtu diskutoi për sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit.

“Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.

Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan Basha.

bbb

Artikulli paraprakArrestohet ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, ja për çfarë akuzohet
Artikulli tjetërArrestimi i Gëllçit, detaje të reja: Shpalli tenderin 870 milionë para miratimit nga AMA dhe Bordi