Gazetari Poli Hoxha i ftuar në emisionin “3D” në RTSh tha se në dosjen e SPAK mbi përgjimet e komunikimeve në Sky Enchrochat ka dyshime se rezultojnë mbi 200 efektiv.
Gjithashtu Hoxha u shpreh se SPAK nuk ka arritur ende të zbardh të gjitha dosjet, ndërsa theksoi se po i jepet prioritet vrasjeve.
“Qëkur përfundojnë në SPAK ne i quajmë isha, duket një skemë që të mos shkojnë si drejtor policie, shef komisariati, kryetar bashkie dhe në dijeninë time kjo masë po merret, por nuk janë shumë të informuar sepse në kanale të tjera janë rreth 1 milionë faqe deri tani në SPAK akoma nuk janë zbardhur të gjitha. Pjesa e parë që po hetohet janë krimet ndaj njeriut dhe po i jepet shumë prioritet vrasjeve.
Fillimisht u fol për rreth 50 në dijeninë time shifra ka vajtur mbi 200 efektiv policie që rezultojnë atje. Këtu të mos paragjykojmë se po të doli emri atje nuk do të thotë se je patjetër kriminel, dikush mund të ketë folur në emër të tjetrit por përgjithësisht fakti që ata kanë përdorur telefon enkas që përdoret nga krimi i prodhuar si aplikacion por edhe si telefon enkas për këtë gjë”, tha gazetari Hoxha.