PD, Mirela Karabina: Mos ardhshin kurrë më deputetë të tillë në Kuvend! Reforma Zgjedhore t’i japë fund ‘listës së kryetarëve’

Zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe ish ministrja e Arsimit, Mirela Karabina kërkon që sipas propozimit të demokratëve, deputetët të zgjidhen me lista të hapura, jo nga kryetarët e partive.

Karabina theksoi se nëse deputetët do të ishin zgjedhur nga listat e hapura do të kishin sjellje tjetër në Kuvend, ndryshe nga ajo që u shfaq edhe ditën e sotme kur seanca e Parlamentit u përfshi nga kaosi.

“Partia Demokratike është e qartë në rrugëtimin e saj dhe para 2-3 javësh ne dorëzuam në Parlament atë çka Partia Demokratike propozon për sistemin zgjedhor, për reformën zgjedhore, dhe një nga këto janë listat e hapura që të marrë fund lista e kryetarëve në lidhje me deputetët” tha Karabina.

“Nëse këta deputetë sot do të ishin të listave të hapura, do të kishin një sjellje tjetër.”

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=675&loc=https%3A%2F%2Fliberale.al%2Fpd mirela karabina mos ardhshin kurre me deputete te tille ne kuvend reforma zgjedhore ti jape fund listes se kryetareve%2F&referer=https%3A%2F%2Fliberale

“Ata sot janë deputetë në fakt që unë shpresoj kurrë mos ardhshin deputetë të tillë në Parlamentin e Shqipërisë që nuk kanë kurajën dhe guximin që të përballen me një qëndrim”, u shpreh më tej Karabina e cila ishte e ftuar sot në emisionin “Ekspres” në RTSH 1.

Artikulli paraprakRevista më e madhe gjermane: Flamur Noka ndez sërish flakë në parlament për shkak të hetimeve ndaj Berishës
Artikulli tjetërKaosi në Kuvend/ Lapardhaja në Report Tv: Berishën nuk po e ndjek më njeri! Deputetët që i janë bashkuar kanë halle personale