PD, Mirela Karabina: Mos ardhshin kurrë më deputetë të tillë në Kuvend! Reforma Zgjedhore t’i japë fund ‘listës së kryetarëve’

Zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe ish ministrja e Arsimit, Mirela Karabina kërkon që sipas propozimit të demokratëve, deputetët të zgjidhen me lista të hapura, jo nga kryetarët e partive.

Karabina theksoi se nëse deputetët do të ishin zgjedhur nga listat e hapura do të kishin sjellje tjetër në Kuvend, ndryshe nga ajo që u shfaq edhe ditën e sotme kur seanca e Parlamentit u përfshi nga kaosi.

“Partia Demokratike është e qartë në rrugëtimin e saj dhe para 2-3 javësh ne dorëzuam në Parlament atë çka Partia Demokratike propozon për sistemin zgjedhor, për reformën zgjedhore, dhe një nga këto janë listat e hapura që të marrë fund lista e kryetarëve në lidhje me deputetët” tha Karabina.

“Nëse këta deputetë sot do të ishin të listave të hapura, do të kishin një sjellje tjetër.”

“Ata sot janë deputetë në fakt që unë shpresoj kurrë mos ardhshin deputetë të tillë në Parlamentin e Shqipërisë që nuk kanë kurajën dhe guximin që të përballen me një qëndrim”, u shpreh më tej Karabina e cila ishte e ftuar sot në emisionin “Ekspres” në RTSH 1.

Artikulli paraprakRevista më e madhe gjermane: Flamur Noka ndez sërish flakë në parlament për shkak të hetimeve ndaj Berishës
Artikulli tjetërKaosi në Kuvend/ Lapardhaja në Report Tv: Berishën nuk po e ndjek më njeri! Deputetët që i janë bashkuar kanë halle personale