A do të jenë të vërteta hetimet e SPAK për kokainën e Lefterit apo në fund do ta shpallin miell?

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur tashmë hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pas publikimit nga gazetari Artan Hoxha në Abc Neës duke konsumuar lëndë narkotike në ambiente publike.

Abcneës.al se hetimi është nisur në kuadër të nenit 283 i Kodit Penal për “Prodhim të shitje të lëndëve narkotike”.

Mësohet se nëse gjendet fajtor, Alla mund të dënohet nga 5 deri në 10 vite burg.

Mësohet se SPAK do të hetojë se ku e ka gjetur Alla kokainën, si edhe do të merren në pyetje pronarët e lokalit dhe personat që gjendeshin aty në ato momente. SPAK do të pyesë gjithashtu edhe bashkëpunëtorët e afërt që dyshohet se mund të kenë dijeni se Alla përdorte lëndë narkotike.

Nga mënyra si pritet të veprojë SPAK gjasat janë të pakta që të dalë e vërteta dhe Kryebashkiaku i Ramës të përgjigjet, sepse asnjë nga ata që do të pyeten nuk mundet të tregojë të vërtetën për shkak të frikës nga banda e Allës. Kështu që në përfundim të hetimeve SPAK mund ta shpallë se nuk ka qenë kokainë, por miell.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë në ambiente publike.

Gazetari theksoi se është kërcënuar me jetë për të mos publikuar videon, ndërsa i bëri thirrje policisë që të tregojë kujdes ndaj disa elementëve kriminalë në Bulqizë.

Exit mobile version