Voltana Ademi inspekton punimet për rikonstruksionin e qendrës së Shirokës

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e qendrës së Shirokës në Bashkinë e Shkodrës. Në takime me banorë të zonës dhe qytetarë që kanë aktivitetin e bisnesit në këtë zonë turistike, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj.

Voltana Ademi, ka adresuar tek përfaqësuesit e FSHZH-së problematikat e evidentuara gjatë punimeve të zbatimit. Theksi është vënë në krijimin e lehtësive maksimale për bisneset në qendrën e Shirokës, duke patur si prioritet shfrytëzimin e hapësirave nga qytetarët dhe këmbësorët që frekuentojnë këtë zonë.

Gjatë bashkëbisedimit dhe inspektimit të punimeve, janë konstatuar dhe adresuar për zgjidhje çështje konkrete për çdo bisnes në qendrën e Shirokës.

2 47

Exit mobile version