A na rrezikohet lëvizja e lirë?!

Armand MAHO

Ne dy te rinj meshkuj, mbi 18 vjeç, njeri i ka syte nga Holanda e Belgjika (dihet se per çfare) dhe tjetri jashte vendit per emigracionin. Qe nga 2013 kane ikur 500 mije shqiptare, dhe nje pjese e madhe e tyre ne pamundesi integrimi kane gjetur strehim te krimi i organizuar.

Individet qe dikur kryenin trafikun e kokaines ne vendet skandinave tashme kane kaluar ne stad tjeter. Drejtojne jashte ketyre vendeve, shume prej tyre jane shnderruar ne biznemene ne Shqiperi, me lidhje te forta qeveritare. Tashme ata drejtojne prej ketej, duke e lene terrenin ne dore te ushtareve te rinj, te cilet jane goxha me agresive se paraardhesit.

Masa e shqiptareve sidomos ne Hollande, Belgjike, Suedi por edhe Itali e Angli pergjate viteve 2015-2018, qe merren kryesisht me shitjen dhe transport narkotikesh eshte rritur me hapa galopante. Mjaft te shohesh raportet dhe denimet e gjykatave ne lidhje me kete ceshtje.

Skeptiket ndaj politikave te shtetit shqiptar po shtohen ndjeshem. Mes tyre dhe dy shtete te fuqishme si Franca dhe Gjermania dominuese ne parlamentin evropian!

Ne dhjetor te ketij viti, votohet ne PE kerkesa e Holandes! Mos harrojme qe ne maj jane zgjedhjet per ne parlamentin evropian, ku sipas sondazheve partite populiste dhe antiemigracion pritet te kene vende te konsiderueshme. Pra mbeten dhe gjashte muaj, per ta parandaluar efektin domino qe mund te kete kjo kerkese.

A ishte votim politik?! Natyrisht! Çdo pasoje e ka nje shkak. Humbja e shpreses, papunesia, mungesa e politikave integruese, te ardhurat e pakta qe vijne si pasoje e sjelljes, korrupsionit dhe keqmenaxhimit te te ardhurave nga qeveria shqiptare detyrojne marrjen e masave ekstreme nga qeverite antare te BE.

Vendimi i Hollandes, jo vetem qe i mbyll deren hapjes se negociatave per antaresim ne BE me Shqiperine por mund te kete pasoja dhe ne procesin e liberalizimit te vizave me kosoven. Egziston rreziku i paragjykimit, tek e fundit shteteve te prekura nuk eshte se i intereson shume jane shqiptare te Shqiperise apo te Kosoves!

Per liberalizimin e vizave u moren disa garanci, si lufta ndaj krimit dhe trafiqeve, rritja ekonomike, kontrolli i kufijve etj. Gjate 2005-2009, u goditen rreth 1100 persona me rekorde kriminale! Ne vitet e para te liberalizimit shqiperia ishte model per numrin e paket te kerkesave per azil ne BE. Ne te dy drejtimet jane shenuar hapa pas!

Pra rreziku eshte evident. Arritja me e madhe e shqiptare ne 100 vjet shtet rrezikon te shnderrohet ne precedent per vendet e tjera qe aspirojne levizje te lire apo antaresim ne Bashkimin Evropian. Nje shembull se si nuk duhet abuzuar me kete benefit! Nga ana e qeverise vazhdohet t’i bihet vrimes se “e gjithe kjo zallamahi eshte ceshtje e brendshme e Holandes”! Ose tentohet te kalohet faji tek opozita lobimi i saj prane organeve vendimmarrese te atij vendi. Justifikim me idjot nga nje qeveri zor se mund gjesh.

Exit mobile version