Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku shikohen banorët e Bregut të Lumit që e kalojnë natën në qiell të hapur pasi iu shembën banesat nga fadromat e policisë…
“Njerëzit zbardhin natën në rrënojat e banesave që ua prishën barbarët!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook duke publikuar videon.
Përplasje të herëpashershme me policinë janë regjistruar muaj e fundit te “Bregu i Lumit”, pasi banorët kanë kundërshtuar me forcë shembjen e banesave të tyre pa u bërë më parë shpronësimi.
Por bashkia dhe qeveria aktuale nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e banorëve të “Bregut të Lumit”, duke ndërhyrë me ndihmën e policisë dhe shembur kështu banezat e kësaj zone pa marrë asnjë masë paraprake, si p.sh për t’ju siguruar qytetarëve të prekur një strehë për të kaluar natën.
Video, të banorëve të “Bregut të Lumit” teksa flenë pranë rrënojave të banesave të tyre të shembura janë bërë publike në rrjetet sociale.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, banorët e kanë kaluar natën në qiell të hapur, në rrënojat e banesave të tyre të shembura nga instancat shtetërore. Ndërkohë që banorët janë shprehur se nuk kanë ndër mend të lëvizin nga banesat e tyre edhe pse shumë prej tyre tanimë të kthyera në rrënoja.