Administrata rreth 5 muaj pushime në vit, shtohet edhe një festë

Punonjësit e shtetit në Shqipëri bëjnë më shumë ditë pushimi se punonjësit e adminstratave në rajon. Diferencën me Kosovën, Serbinë e Maqedoninë e Veriut e bëjnë festat zyrtare.

Shqipëria shtoi në kalendarin e ditëve të pushimit edhe datën 22 nëntor, si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kjo datë do të kremtohet si dita e Alfabetit për vendin tonë, ndërsa punonjësve të administratës u shtohet në edhe një ditë pushimi.

Shqipëria ka të zyrtarizuara nga viti i ardhëshëm, 15 ditë të tilla, të cilat përkojnë me Vitin e Ri, Ditën e Verës, festat fetare, ditën e Rinisë, të Punëtorëve, të Pavërëisë e të Çlirimit.

Në rajon, Kosova ka miratuar 12 festa zyrtare, Maqedonia e Veriut 11 dhe Serbia 10. Edhe në Bosnjë Herzegovinë festat zyrtare variojnë nga 10 deri në 13 sipas ndarjes së shtetit me komunitetet atje.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria regjistron më shumë ditë pushimi se rajoni, ditë këto që i shtohen 104 ditë pushimi të fundjavave dhe 22 ditëve të lejes vjetore, e që gjithësej arrijnë në 141.

Pra, në raport me ditët e punës, administrata pushon 40% të kohës në vit dhe pushon 60%. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sistemin privat, i cili në shumicën e ndërmarrjeve njeh vetëm 1 ditë pushimi, duke bërë që punonjësit e këtij sektori të pushojnë rreth 80 ditë pushim.

Exit mobile version