Ka qenë i shumtë numri i gazetarëve që kanë reaguar lidhur me deklaratën e Sali Berishës në “Now me Erla Mëhillin” në EuroNews Albania se ai nuk e ka njohur dhe nuk e ka pasur njeri të afërt Erzen Breçanin.
Habjon Hasani, drejtues i “hashtag.al” shprehet se Berisha është monument gjigant paburrërie.
Në një postim në facebook, Hasani shkruan:
“Dje ne emisionin e Erla Mehillit u shfaq nje monument gjigand paburrerie.
Profesor Doktor Sali Berisha deklaroi se Erzen Breçani nuk kishte qene kurre prane tij.
Le te mbajme nje minute heshtje ne “nderim” te ketij monumenti te pashoq te paburrerise.
E mqs ra fjala, Erzen Breçani eshte padrejtesisht ne burg, cilido njeri qe s’ka mllefe apo frike, duhet ta thote me ze te larte kete gje.”
Po ashtu, gazetarja e mirënjohur e kronikës, Klodiana Lala, shkruan se “që Berisha ta flakte në ditën më të vështirë të tij, bie dakort që është paburrëri nga ana e ish-kryeministrit“.
Komenti i plotë i Lalës:
“Ne kete moment nuk dua te ndalem nese eshte fajtor apo jo Erzen Brecani. Sepse ate e vendos gjykata. Dyshimet e prokurorise i kam raportuar, sikurse kam raportuar dhe pretendimet e Brecanit.
Por qe Sali Berisha ta flakte ne diten e tij me te veshtire, bie dakord me ty qe eshte paburreri nga ana e ish kryeministrit.”
Nuk e ka kaluar pa ironizuar këtë moment as shkrimtari dhe publicisti Edmond Bejtaj, i cili, nëpërmjet një humori të zi, shprehet se Sala nuk ka njohur baxhanakun, e jo më Erzenin.
“Sala nuk njihte baxhanakun, e jo të njohë Erzenin.” – shkruan Bejtaj.
Sali Berisha përditë jep deklarata kontradiktore në media dhe duket se komuniteti serioz i gazetarëve, ata që nuk kanë interesa dhe nuk janë pengje të shefave oligarkë, janë duke ia hapur petët lakrorit.