Aerodromi i drogës në Nivicë, Tepelenë, policia hesht

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon ekzistencën e një tjetër aerodromi, pas pistës në Ishëm. Referuar qytetarit dixhital, Berisha thotë se aerodromi klandestin është në Nivicë të Tepelenës. Ish-kryeministri apelon Prokurorinë të hetojë për këtë ndërtim, ndërsa ka publikuar dhe disa foto. Tepelena është një nga zonat ku prodhimi i lëndëve narkotike është në masë ndërsa ka përfshirë të gjitha zonat e fshatrat përreth. Në Tepelenë ka një kultivim masiv të bimës narkotike kanabis sativa në të gjithë territorin e këtij rrethi.  Sipas raporteve gjatë viti është dyfishuar tendenca e kultivimit.
Zonat më të theksuara në kultivim janë: fshatrat Progonat (në malin e Këndervicës, konkretisht vendi i quajtur Hon dhe në fshatin Lekdush), Gusmar, Nivicë (në zonën e quajtur Llufa), Rexhin. E gjithë lugina e lumit Bënçë etj.
Improvizimi i pistave për uljen e avionëve të vegjël me qëllim transportin e drogës është mjeti më efikas që i hap rrugën trafikut të shpejtë të lëndëve narkotike. Për mbjelljen e hashashit garancia është e plotë nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunimin me kontigjentin kriminal pranë pushtetit. Në mesin e muajit shtator një avion me drogë në Ishëm. Ky avion ishte i treti transportues i asaj dite që ngarkohej në pistën e Ishmit.
Burimet bënë të ditur se, ngarkesa që mbante në bord avioni kishte 2 ton drogë. Ky ka qenë dhe gabimi i trafikantëve. Ata e kanë ngarkuar avionin më shumë se pesha që ai duhet të mbante. Avionë të tillë mbajnë deri në 1.5 ton ngarkesë, ndërsa trafikantët e kanë ngarkuar atë me 2 ton. Ky ka qenë edhe shkaku i rrëzimit të avionit.  Pasi ai ka rënë, trafikantët kanë bërë edhe krehjen e menjëhershme të zonës, duke e transportuar drogën në skafe. Kjo ka qenë edhe arsyeja që policia ka vonuar me tre orë reagimin për avionin e rrëzuar. Është provuar po ashtu se, avioni i pilotit italian, Giudi, nuk ka qenë i pari që ka bërë transportin e drogës drejt Italisë atë ditë. Ai ka qenë avioni i tretë i ngarkuar me kanabis. Dy avionët e tjerë kanë fluturuar para tij dhe nuk janë rrëzuar. Trafiku i drogës përmes vijës ajrore është shndërruar në një përditshmëri për trafikantët, aq sa ata kanë nisur ndërtimin e pistave të aerodromeve me qëllim transportin e lëndëve narkotike.

Exit mobile version