Afera e radhës, Rama vjedhje me 8.2 milionë euro për një sallë të TKOB

Rama prezantoi dje vjedhjen e radhës para shqiptarëve prej 8.2 milionë eurosh ndërsa e justifikoi këtë shifër në mënyrë qesharake me rikonstruksionin e një salle të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Ish kryeministri Berisha ka denoncuar dje mashtrimin publik të Ramës në lidhje me rikonstruksionin e një prej sallave të Teatrit të Operas dhe Baletit me vlerën prej 8.2 milionë eurosh. Përmes një komenti në rrjetin social Facebook, Berisha e cilëson këtë si një nga vjedhjet më të mëdha të viteve të fundit.
“Ufo që jeton me mashtrimet e veta! Edvini deklaroi sot se po investohet në rikonstruksionin e sallës së Teatrit të Operas dhe Baletit 8.2 milionë euro apo më shumë se të gjitha investimet në kulturë të 20 viteve të fundit. E vërteta është kjo:
-jo në 20 vitet e fundit, por në vitet 2005-2013 në trashëgimi kulturore, vetëm të qytetit të Gjirokastrës janë investuar 11.2 milionë euro në rehabilitimin e ndërtesave dhe rrugëve të tij karakteristike.
-Investimi prej 8.2 milionë euro vetëm në një sallë teatri, është padyshim vjedhja më e madhe e 20 viteve të fundit të marra së bashku në fushën e kulturës.
Ndaj dhe për t’a maskuar atë duhet t’a paraqesim jo si vjedhjen, por si investimin më të madh të 20 viteve të fundit, në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë për vjedhjen, por për investimin!
Me këtë vjedhje të madhe “Rama-Kumbaro”, shpjegohet se pse ju pre koka drejtorit, balerinit të njohur Ilir Kerni” shprehet Berisha në reagimin e tij.

Exit mobile version